Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

10 detajet që ju tregojnë më të mëdha në moshë

Lapsi.al 8 October 2020
10 detajet që ju tregojnë më të mëdha në

Ekzistojnë disa lloj këpucësh, fustanesh apo materialesh që na tregojnë më të re ose më të madhe në moshë.

Këtu gjeni disa prej veshjeve apo aksesorëve tipikë, imazhi i të cilave lidhet me dikë më të madh në moshë. Kjo nuk është gjithnjë diçka e keqe, por nuk është gjithmonë ajo që kërkojmë.

Disa prej tyre ndoshta ka ardhur koha t’i “anulojmë”, ndërkohë që për disa të tjera, ndoshta ia vlen edhe “të rritemi pak në moshë”.

#1 – Këpucët “Mary Jane”

10 gjëra që po ju tregojnë 10 vite më të madhe në

Këpucë të tilla me një rrip të hollë dhe formë të rrumbullakosur na bëjnë të dukemi më të mëdhaja në moshë. Gratë që i veshin ato pretendojnë se këto lloj këpucësh janë vërtet të rehatshme. Sigurisht që këpucët që veshim çdo ditë, duhet të jenë komode, por ato duhet të jenë gjithashtu dhe me pak më shumë stil. Një alternativë e mirë do të ishin këpucë të ngjashme, por pa rripin dhe me një majë më të theksuar (por jo shumë të theksuar).

#2 – Trikot e thurura në mënyra të komplikuara

10 gjëra që po ju tregojnë 10 vite më të madhe në

Trikot apo bluzat e thurura kanë qenë prej vitesh në modë, por një dizajn i mbingarkuar mund të mos ketë efektin e duhur.

#3 – Fundet “Godet”

10 gjëra që po ju tregojnë 10 vite më të madhe në

Emily Blunt në vitin 2007 dhe në vitin 2010. Fundet, si në foton e parë, konsiderohen të një stili retro, prandaj gratë që i veshin ato duken gjithmonë më të mëdhaja në moshë se sa janë në të vërtetë.

#4 – Shallet me dizajne jo-trendi

10 gjëra që po ju tregojnë 10 vite më të madhe në

Shalli është një nga aksesorët më interesantë në veshje. Sigurohuni të zgjidhni dizajne të përshtatshme me veshjen dhe kohën.

#5 – Getat bezhë/gri me shumë shkëlqim

10 gjëra që po ju tregojnë 10 vite më të madhe në

Ky është një nga ato aksesorë, të cilit duhet t’i themi lamtumirë sa më shpejt. Getat me shkëlqim ishin në vëmendje rreth viteve ’90 dhe ndoshta duhet t’i lëmë përsëri atje.

Sugjerohet që getat të jenë sa më të ngjashme me ngjyrën natyrale të lëkurës dhe mbi të gjitha, të jenë mat, pra, pa shkëlqim.

#6 – Bizhuteri masive

10 gjëra që po ju tregojnë 10 vite më të madhe në

Sigurisht, të guxosh me aksesorë dhe bizhuteri është bukur, por ka një vijë të hollë mes asaj që duket trendi dhe diçkaje të sajuar, që rrjedhimisht, mund të na shtojë ca vite në moshë.

#7 – Beretat

10 gjëra që po ju tregojnë 10 vite më të madhe në

Beretat konsiderohen elegante dhe “shumë franceze”. Ndonëse duken bukur dhe klasike, kanë efektin t’ju tregojnë më të madhe në moshë.

#8 – Bluzat “Jabot”

10 gjëra që po ju tregojnë 10 vite më të madhe në

Forma e këmishave, bluzave të tilla të sjell nëpër mend një figurë serioze, prandaj edhe veshja e një stili të tillë mund të na shtojë disa vite.

#9 – Vetullat shumë të holla

10 gjëra që po ju tregojnë 10 vite më të madhe në

Edhe pse ky nuk është ekzaktësisht një aksesor, vetullat janë shumë të rëndësishme.

Vetullat e holla kanë dalë nga moda prej kohësh dhe vetulla e trashë, fatmirësisht, na jep një portret më rinor. Sidoqoftë, përpiquni t’i qëndroni formës suaj natyrale të vetullës, sidoqoftë ajo.

#10 – Vetullat e venitura microblading

10 gjëra që po ju tregojnë 10 vite më të madhe në

1-2 vjet më vonë, vetullat tatuazh fillojnë të ndryshojnë ngjyrën e tyre. Kjo është krejt normale,  por shumë gra e neglizhojnë këtë ndryshim, i cili i bën ato të duken më të mëdha në moshë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI