Flash

Plas keq në LDK/ Vjosa Osmani e bën për ujë të ftohtë Isa Mustafën

Lapsi.al 7 October 2020
Plas keq në LDK/ Vjosa Osmani e bën për ujë të

“Shërbëtor i bandave mafioze, madje recidivist në përluljen para tyre”, “mashtrues pa pikë njerzillëku, tregtar parimesh, dredharak që ndryshon qëndrimet sa hap e mbyll sytë”. Ish kandidatja e LDK-së për kryeministre dhe sot kreparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka lënë gjë pa thënë kundër Isa Mustafës. Shkak për këtë përplasje me njeriun që prishi qeverinë e dalë nga zgjedhjet duke përmbysur vullnetin e votuesve, duke mohur se do të bashkëpunonte me ata që i quante kapës së shtetit, duke u përbetuar se nuk do ta pranonte mini shengenin dhe asocacionin e komunave serbe është bërë njëvjetori i garës elektorale të 6 tetorit 2019, e cila çoi në qeverisje dy partitë opozitare LDK-në të dytën pas Vetëvendosjes.

Isa Mustafa i cili është fiksuar në memorie si fantazma që çapitej me bastun në dorë për të komplotuar bashkë me presidentin Hashim Thaçi për rrëzimin e qeverisë në kohë pandemi e ka shfrytëzuar këtë një vjetor për të goditur Vjosa Osmanin. Ai e ka akuzuar prijësen e listës se ajo qe arsyeja se pse nuk dolën të parët më 6 tetor të 2019-s.

“LDK-ja e ka kandiduar znj. Osmani për kryeministre në zgjedhjet e kaluara. Për kryeministre të LDK-së, jo të Vetëvendosjes, sepse VV-ja e ka pasur kandidatin e saj. Kur kemi hyrë në fushatë, LDK-ja, në bazë të matjeve të opinionit, ka qenë 6 për qind para VV-së. Kemi përfunduar pas VV-së, sepse fushata është zhvilluar duke e kopjuar VV-në. Qytetarët përkrahën origjinalin e kësaj politike, Albinin, jo kopjen, Vjosën. Qytetarët nuk votuan që LDK-ja të bëhet Vetëvendosje”, ka thënë kryetari i LDK-së për gazeta Express.

Kaq është dashur që gjithë mëria e Vjosa Osmanit, e cila filloi me prishjen e koalicionit e vazhdoi me përjashtimin e saj nga forumet drejtuese të partisë duke e shtyrë drejt krijimit të një force të re politike të shpërthejë pa doreza.

“Unë, lëre që e pata guximin, por i solla LDK-së rezultatin më të mirë në 15 vitet e fundit. Recidivisti, në peak-un e fushatës zgjedhore, dilte në intervista duke thënë që nuk është penduar që e ka zgjedhur Thaçin President, duke rrënuar çdo kala, të cilën unë me kolegë e ndërtonim në çdo lagje e çdo fshat duke rikthyer besimin për LDK-në të shkelur rrënjësisht nga Mustafa & Co”.

Në këtë shkrim të gjatë, Osmani për herë të parë ka thënë se ajo është kandiduar nga LDK-ja për të vetmen arsye sepse të gjithë të tjerët janë frikësuar që të garojnë me Albin Kurtin.

“Gjithçka mund të gjesh tek Isa janë mashtrimi, ndryshimi i qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë, tregtia me parimet etj, por nuk mund të gjesh asnjë pikë njerëzillëku”, ka shkruar Osmani në profilin e saj.

Ish-nënkryetarja e LDK’së ka thënë se i ka besuar Mustafës në vitin 2019, kur sipas saj, ai kishte thënë se bashkë do t’i largojnë “bandat mafioze nga pushteti”

“I kam besuar, siç i beson dikush prindit të vet, si në vitin 2014, poashtu më 2019, kur më premtonte çdo ditë se nuk do ta braktisë rrugën që e nisëm bashkë dhe ata të cilët vet Mustafa i cilësonte “banda mafioze”, do t’i largojmë nga udhëheqja e shtetit”, ka shtuar ajo.

Por sipas saj Mustafa është bërë shërbetor i ‘bandave mafioze’.

“Lëre që e braktisi këtë rrugë, por tani po dëshmohet si shërbëtori më i denjë i po këtyre kastave që vet i cilësonte “banda mafioze”. Madje si recidivist…E tash, edhe duke tentuar të fitojë pikë te këto “banda mafioze”, duke më sulmuar mua”, ka theksuar kryekuvendarja.

Në fakt të gjitha pretendimet çalamane të Isa Mustafës janë të pabesueshme. Ai jo vetëm i përmbysi të gjitha premtimet e partisë së tij në fushatë se do luftonte me kapsit e shtetit, jo vetëm u bë pjesë e një konspiracioni që shkatërroi legjitimitetin e zgjedhjeve, por nuk mund të ketë kurrë gojë të akuzojë Osmanin se e dobësoi LDK-në. Kur ai i priu listës së kësaj partie në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, personalisht ai morri 55 mijë vota më pak sesa Vjosa Osmani në 2019. Prandaj atij tani i ka mbetur shpresa vetëm tek mbështetja tek kasta e vjetër për të penguar njerëzit që votohen realisht nga zgjedhësit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama-Basha/ Kush e vrau debatin politik

Lulzim Basha riktheu edhe një herë temën e një përballjeje televizive me ftesën publike që i bëri Edi Ramës. Basha u duk se nuk pati dilema, madje shfaqi një ll...

19:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI