Flash

Kush janë aktoret më të paguara të 2020-ës

Lapsi.al 7 October 2020
Kush janë aktoret më të paguara të 2020-ës

Sofia Vergara kyeson listën e aktoreve më të paguara, sipas Forbes, me 43 milionë dollarë. Angelina Jolie (35 milionë dollarë) dhe ylli i Red Notice, Gal Gadot (31 milionë dollarë) vijnë në vendin e dytë dhe të tretë në listë.

Në përgjithësi, dhjetë aktoret më të paguara kanë fituar në tërësi 254 milionë dollarë në 12 muaj, 20% më pak se vitin e kaluar. Të gjitha, përveç Angelina Jolie dhe Emily Blunt, i bejnë pjesën më të madhe të fitimeve nga televizioni. Ato që bënë shumicën e parave nga filmat tradicionalë fituan një shumë prej 58 milionë dollarësh këtë vit, nga 136.5 milionë dollarë në 2019.

Vergara, e cila kryeson në këtë listë, kishte këtë herë projektin më të madh televiziv të sajin, rolin e Glorias në ABC's Modern Family, ku fitoi 500,000 dollarë për episod. Po ashtu, dhe pjesëmarrja e saj në jurinë e America's Got Talent. U pagua, të paktën, 10 milionë dollarë çdo sezon.

Scarlett Johansson, e cila kryesoi në listën e vitit kaluar, me 56 milionë dollarë, këtë vit nuk bën pjesë as në dhjetëshen e parë. Këtë vit të ardhurat e saj janë ulur me më shumë se 40 milionë dollarë, duke e lënë atë plotësisht jashtë lindjes.

Hollyëood-i gjithmonë mbron barazinë gjinore në lidhje me shumën që përfitojnë të dyja gjinitë. Edhe këtë vit kjo mbetet teori, pasi përfitimet e dhjetë aktorëve meshkuj në tërësi jane 545.5 milionë dollarë, pothuajse dyfishi i kolegeve femra.

Renditja e dhjetë aktoreve më të mira:

1. Sofia Vergara: 43 milionë dollarë

2. Angelina Jolie: 35.5 milionë dollarë

3. Gal Gadot: 31.5 milionë dollarë

4. Melissa Mccarthy: 25 milionë dollarë

5. Meryl Streep: 24 milionë dollarë

6. Emily Blunt: 22.5 milionë dollarë

7. Nicole Kidman: 22 milionë dollarë

8. Ellen Pompeo: 19 milionë dollarë

9. Elisabeth Moss: 16 milionë dollarë

10. Viola Davis: 15.5 milionë dollarë

Të këshilluara

Kur do të rikthehet në ekran Kënga Magjike

Festivali i përvitshëm i muzikës, “Kënga Magjike”, i drejtuar nga Ardit Gjebrea, sigurisht që s’do të mungojë as këtë vit! Këngëtarët po përgatisin projektet...

17:55

"Xhemre" në pritje të ëmbël

Lajmi vjen dy vjet pas martesës me muzikantin e njohur Can Bonomou. Aktorja turke Oyky Karayel, e njohur për rolet e saj në shumë seriale turke, është në pritje...

15:21

Julian Deda thumbon publikisht Altin Bashën

Sezoni i ri i Portokalli nisi me ndryshime të shumta, me mungesa aktorësh dhe një regjisor të ri. Pas 17 vitesh si udhëheqës i spektaklit të humorit, Altin Bash...

15:04

Cardi B, e lumtur pa Offset

Reperja Cardi B para pak kohësh i dha fund lidhjes me reperin Offset. Fillimiaht u aludua për nje tradhëti nga ana e reperit ,por Cardi i hodhi...

14:55

Kim shpërthen në lot gjatë emisionit

Në një intervistë ende të papublikuar, Kim Kardashian ka  shpërthyer në lot në një nga videot e postuara para daljes së programit të Letterman.   Kim...

12:54

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI