Flash

Eva Grimaldi rrëfen prapaskenat e lidhjes me Gabriel Garko: Nuk pati kurrë seks

Lapsi.al 7 October 2020
Eva Grimaldi rrëfen prapaskenat e lidhjes me Gabriel Garko: Nuk pati

Deklaratat e Gabriel Garko në Grande Fratello VIP ishin surprizuese për të gjithë ata që nuk ia kishin idenë se aktori i famshëm, aq i pëlqyer nga gratë dhe vajzat, është gay. Dy javë pasi Garko e pranoi hapur homoseksualitetin e tij, është rrëfyer edhe aktorja Eva Grimaldi, me të cilën ai ka pasur një lidhje për 8 vite. Marrëdhënia e tyre, njësoj si ajo me Adua Del Vesco-n, ka qenë e sajuar, megjithëse mbështetej nga ndjenja të mëdha reciproke. Aktorja e zbuloi këtë gjë në një intervistë për revistën javore “Chi”.

“Historia jonë është krijuar 14 vjet më parë. Nuk ka pasur kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot dhe shkon përtej sferës fizike... Unë madje do të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të... Të qarat e tij në TV këto ditë? Janë vetëm rezultat i vuajtjeve të ndrydhura të një jete të tërë", -thotë Grimaldi, e cila vazhdon të ruajë me Garko-n një miqësi të thellë, aq sa e ftoi atë në martesën e saj me Imma Battaglia-n.

Pas shfaqjes së tij në Grande Fratello, aktori ishte i pranishëm në emisionin Verissimo, ku dha ​​një intervistë shumë të gjatë në të cilën u hap plotësisht, duke zbuluar se kishte pasur marrëdhënie me burrat, në të kaluarën dhe në të tashmen. Në studion e Silvia Toffanin, Garko nuk foli në mënyrë të qartë për një "histori të trilluar" me Grimaldi-n, por versioni i tij ishte në thelb i njëjti: të dy kanë jetuar së bashku për tetë vjet dhe kishin një marrëdhënie intensive, por pa intimitet.

Si Grimaldi, edhe Garko, sot janë haptas homoseksualë. Nëse aktori e pranoi vetëm së fundmi, Eva e ka bërë që në vitin 2017. Ajo foli për këtë në çështje në Isola dei Famosi, duke zyrtarizuar historinë e dashurisë me Imma Battaglia-n që nisi nga viti 2010. Aktorja dhe aktivistja janë martuar më 19 maj 2019. Në të kaluarën, Eva ka qenë gjithashtu e martuar me sipërmarrësin Fabrizio Ambroso.

Ndërsa Garko pranoi në Verissimo marrëdhënien me Gabriele Rossi-n, tani e mbaruar, si dhe një lidhje të gjatë me një burrë të quajtur Riccardo.

Përveç historisë me Garko-n, në intervistë Grimaldi zbuloi episode të pakëndshme nga e kaluara e saj. Në veçanti, foli për një periudhë të errët me miqësi të këqija dhe përdorim droge:

"Gjithmonë kam dashur të bëhem aktore dhe kam bërë gjithçka që ëndrra ime të bëhet realitet. Fillova të shkoj në rrugë të këqija në Romë dhe merrja amfetaminë për të qëndruar e dobët, nuk haja dhe praktikisht nuk flija më”.

Të këshilluara

Julian Deda thumbon publikisht Altin Bashën

Sezoni i ri i Portokalli nisi me ndryshime të shumta, me mungesa aktorësh dhe një regjisor të ri. Pas 17 vitesh si udhëheqës i spektaklit të humorit, Altin Bash...

15:04

Cardi B, e lumtur pa Offset

Reperja Cardi B para pak kohësh i dha fund lidhjes me reperin Offset. Fillimiaht u aludua për nje tradhëti nga ana e reperit ,por Cardi i hodhi...

14:55

Kim shpërthen në lot gjatë emisionit

Në një intervistë ende të papublikuar, Kim Kardashian ka  shpërthyer në lot në një nga videot e postuara para daljes së programit të Letterman.   Kim...

12:54

Kendall Jenner, e dashuruar me basketbollistin

 Kendall Jenner po përflitet  prej kohësh për një me basketbollistin Devin Booker. Së fundmi burime pranë dyshes kanë treguar për ‘Hollywoodlife’ se Kendall ës...

11:15

Ndërron jetë kitaristi Eddie Van Halen

Eddie Van Halen, kitaristi  i grupit  të rokut Van Halen, ka ndërruar jetë. Djali i tij ndau lajmin me ndjekësit përmes një postimi në rrjetet sociale .“Ai i...

10:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI