Flash

Eva Grimaldi flet për marrëdhënien me Gabriel Garko-n: Do doja të kisha një fëmijë me të

Lapsi.al 7 October 2020
Eva Grimaldi flet për marrëdhënien me Gabriel Garko-n: Do doja

Aktori italianGabriel Garko deklaroi së fundmi publikisht para ish të dashurës së tij, Adua de Vesco, orientimin e tij seksual.

Gjatë transmetimit të Grande Fratello VIP, Garko nuk e tha drejtpërdrejtë se është homoseksual me premtimin se do të zbulonte gjithçka në “Verissimo” përballë Silvia Toffanit. “Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup”, ka rrëfyer Garko.Së fundmi, aktorja  Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për tetë vite me aktorin , ka treguar detaje nga marrëdhënia e tyre.Në një intervistë për “Chi”, aktorja u shpreh se ata ishin një çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte marrëdhënia seksuale.“Historia jonë lindi katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot, dhe që shkon përtej sferës fizike . Unë do të doja edhe të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të”- ka rrëfyer Eva.

Të këshilluara

Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv me Covid-19

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me Covid-19, lajm ky i bërë me dije nga Federate e Futbollit të Zvicrës. Shqiptari ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij dhe ...

13:44

Bebe Rexha,bashkëpunim me Doja Cat

Këngëtarja Bebe Rexha, ka njoftuar fansat se do të sjell së shpejti këngë të re. Përmes rrjetit të saj social Instagram, Bebe ka zbuluar se do të bashkëpunoj...

13:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI