Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Si arriti firma luksoze Hermes të lulëzojë, edhe pas largimit nga LVMH

Lapsi.al 6 October 2020
Si arriti firma luksoze Hermes të lulëzojë, edhe pas largimit nga

Në tetor të 2010-ës, bota e modës u godit nga disa lajme tronditëse. CEO i atëhershem i Hermès, Patrick Thomas mësoi vetëm dy orë para pjesës tjetër të botës për zhvillimin tronditës i cili solli një stuhi në industrinë e tij. Ai e mori lajmin ndërsa po udhëtonte me biçikletë në alpet franceze. Ishte një telefonatë nga Bernard Arnault, kryetar i LVMH, i cili i bëri një njoftim të shkrurtër se i kishte fituar një pjesë të aksioneve të kompanisë. Sipas burimeve të ndryshme të asaj kohe përgjigja e Thomas për Arnold ishte thjesht kjo: ''Nëse doni të joshni një grua të bukur, mos filloni duke e përdhunuar atë nga pas.'' Dekada e ardhshme u mbush me hetime zyrtare nga autoritetet franceze dhe nga beteja ligjore midis rivalëve LVMH dhe Hermès.Shumë kompani, veçanërisht ato me një historik familjar, i rezistojnë joshjes së marrëveshjes me rivalë më të mëdhenj. Shpesh vendimet që marrin drejtohen nga krenaria dhe jo nga sensi financiar. Për të gjitha kompanitë, Hermès ofron një hartë udhëheqëse se si mund të qëndrojnë të pavarura dhe njëkohësisht të jenë shumë të paguara.Hapi i parë është “mbajtja e ujkut larg”. Shumica e aksioneve të Hermès, të listuara që nga viti 1993, u përkisnin 60 pasardhësve. Hermes përdori gjithë mënyrat e mbrojtjes. Arnault u akuzua publikisht si sulmues korporatash. LVMH u gjobit me 8 milionë € nga rregullatori i tregjeve, pasi avokatët sulmuan mënyrën e fshehtë se si po ndërtoheshin aksionet nga Arnault. Anëtarët e Hermes, të etur për të qëndruar në krye, krijuan një strukturë e cila bashkoi më shumë se 50% të aksioneve, duke i zotëruar ato deri në vitin 2031.Hapi i dytë është përdorimi i pavarësisë me mençuri. Hermès ka luajtuar me pikat e forta. Ndërsa rivalët po dyndeshin në një modë të mprehtë, të dukshme, impresionuese, Hermès qëndroi nën frytin e përjetësisë dhe traditës. Çantat e dorës Birkin dhe Kelly që shpesh shiten për 10,000 dollarë ose më shumë, janë versione të rifreskuara të atyre që ka shitur për dekada me radhë. Ndërsa një fustan Dior do të zgjasë një sezon, një produkt i Hermès është i përjetshëm. Dhe ndërsa stilistët lëvizin nga një markë në tjetrën, në Hermès i njëjti stilist ka mbikëqyrur veshjet për burra që nga viti 1988. Firma pretendon se nuk ka një departament marketingu dhe se shpenzon vetëm 5% të të ardhurave për reklama dhe promovime.U parashikua që shitjet do të binin këtë vit, pas mbylljes së dyqaneve dhe fabrikave në pranverë. Mirëpo, Hermès duket në formë më të mirë se konkurrentët. Sidoqoftë, që suksesi të vazhdojë, trashëgimtarët e Hermès mund të kërkojnë vetëm një gjë: dalje nga 'ngecja dixhitale'. Vetëm 2-3% e shitjeve të markës së famshme vitin e kaluar erdhën nga faqja e internetit. Llogaria e saj në Instagram ka vetëm 10 milionë ndjekës, krahasuar me 41 milionë të Channel dhe Gucci-t.Hermès ka filluar të degëzohet në produkte kozmetike, në këtë mënyrë u ka ofruar blerësve aspirues një pikë hyrjeje më të lirë se çantat Birkin. Lëvizje të tilla nuk janë dhe aq të ndryshme nga ato të Arnault. Drejtuesit e LVMH ende flasin për markën që u largua me nder. Një fakt është se klani i Hermès ka nxjerrë përfitime prej mbi 400% që nga viti 2010, një fryt më i madh nga ç'mund të ishte nëse aksionet do të ndaheshin me LVMH.

Të këshilluara

Njihuni me trendin më të ri në Kinë

Tetë muaj më parë, Meng Hu dha dorëheqjen nga puna e saj si stjuardesë në Guangzhou, në Kinë që të ndiqte ëndrrën e saj, dhe të bëhej një yll në internet. Ajo i...

14:34

Të lindësh në kohë pandemie

Pa dyshim që nënat e reja po përballen me një realitet të ashpër këtë periudhë. Kontakti me maskë, shmangia e vendeve publike, mbingarkesë dezinformimi, përkeqë...

18:20

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Vitamina D është e vetmja lëndë ushqyese që trupi juaj prodhon kur ekspozohet ndaj rrezeve të dielit. Ajo është gjithashtu shumë e rëndësishme për absorbimin...

16:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI