Flash

Ndryshimet e kodit/ Komisioneri për zgjerim i BE: "shpresoj mos ndaheni nga Maqedonia për negociatat"

Lapsi.al 6 October 2020
Ndryshimet e kodit/ Komisioneri për zgjerim i BE: "shpresoj mos
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi ka bërë një paralajmërim të hidhur përpara vizitës së tij më Tiranë. Ai uroi që  kriza për miratimin e një pjese të ndryshimeve për kodin zgjedhor të mos kthehet në problem për të ndarë Tiranën nga Shkupi për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat. Varhelyi ka thënë se Brukseli po e ndjek me vëmendje reformën por do merret vetë me këtë çështje. “Shpresoj që kjo mos të kthehet në një çështje për të ndarë të dyja vendet për konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo vërtetë nuk do ishte mirë” ka deklaruar Varhelyi. Ai e bëri këtë paralajmërim pasi kishte prezantuar raportin e progresit për Shqipërinë ku pati theksuar se vendi ka përparuar në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe është bërë gati për konferencën e parë ndërqeveritare. Lexo më tej:

Bruksel/ Ç’thotë raport progresi i BE-së për Shqipërinë

Kur pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit shumica qeverisëse hodhi idenë për ndryshime të njënshme në Kodin Zgjedhor dhe pasi OSBE foli për pamundësinë e ndryshimeve in ekstremis një vit para komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, bëri të qartë se Komisioni Europian nuk mbështet nismat për ndryshimin e sistemit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve.“Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE” shkroi ai atëhere në një qendrim në Tëitter.

Komisioneri për Zgjerimin kundër ndryshimit të sistemit: Votoni marrëveshjen e 5 qershorit

Duket se me këtë parantezë që ka hapur sot Varheley i ka bërë jehonë qëndrimeve të disa zërave të fuqishëm të Bundestagut Gjerman që e kanë lidhur caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat me ndryshimet konsensuale për rregullat e lojës në zgjedhje. “Pasi vlerësoi Shqipërinë për kalimin e reformave zgjedhore, një nga parakushtet për fillimin e procesit real të negociatave, BE-ja ishte më pak se entuziaste për ndryshimet kushtetuese të shtyra nga socialistët në pushtet, të cilat opozita tha se ishin të motivuara politikisht”, theksoi "Euractiv", një media shumë pranë qarqeve zyrtare në Bruksel. Sipas saj presidenca gjermane në fund të vitit mund te fillojë bisedimet për negociatat me Maqedoninë dhe mund të lërë ende në pritje vendin tonë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama-Basha/ Kush e vrau debatin politik

Lulzim Basha riktheu edhe një herë temën e një përballjeje televizive me ftesën publike që i bëri Edi Ramës. Basha u duk se nuk pati dilema, madje shfaqi një ll...

19:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI