Flash

Kronika/ Të gjitha manipulimet, dredhitë dhe mashtrimet që çuan në ndryshimet e kodit

Lapsi.al 6 October 2020
Kronika/ Të gjitha manipulimet, dredhitë dhe mashtrimet që
Kur filloi procesi i ndryshimit të regullave të lojës për zgjedhjet, Edi Rama dinte një gjë: nëse shkonte drejt garës elektorale me ligjin ekzistues ai ishte i humbur. Jo vetëm sondazhet pas tërmetit dhe pandemisë e kishin rrënuar keqaz, por dhe sikur në mënyrë mekanike të mblidhje votat që PS dhe LSI kishin marrë në 2017, PS dilte në opozitë. Lexo me tej: Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar Pandaj ai u ul në tryezën e këshillit Politik për të përmbysur rendin e gjërave. Madje pas negociatave disa mujore aty, ai ishte i gatshëm të dorëzonte edhe identifikimin biometrik të zgjedhësve sepse kishte një "as" nën mëngë: Do zbatonte rekomandimin e OSBE ODHIR që të kishte komisionerë "të pavarur" nga administrata, pra mësues si ata të përgjimeve të Dibrës, që partia i kërcënonte me vendin e punës. Vetëm pas insistimit të fortë të opozitës, që u mbështet dhe nga BE e veçanërisht nga Gjermania, atij iu dogj kjo dredhi që solli nënshkrimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Por kryeministri, ndonëse humbi një betejë, nuk e braktisi luftën për manipulim, që u pasua me kalvarin e shkeljeve, dredhive dhe prishjes së pakteve që u finalizuan këtë fillim jave, me votimin me 97 vota në parlament të Kodit Zgjedhor. Lapsi.al e ka rishikuar edhe njëherë këtë sagë të vërtetë mashtrimesh që ka si qëllim përmbysjen e rezultatit të 25 prillit.

Andi Bushati: Rama është i vetmi që e di se ç’do nga 25 prilli

Sprapsja e listave Vetëm disa ditë pas firmosjes së marrëveshjes së 5 qershorit dhe përshëndetjes që asaj i bënë Sekretari i Shtetit, Pompeo dhe kancelaritë europiane, Rama doli me propozimin e hapjes së pjesëshme të listave. Ai tha se ato do hapeshin 30% dhe e justifikoi atë gjoja me ruajtjen e kuotave gjinore. Qëllimi i vërtetë që kishte Rama, qe tjetër. Ai vendosi të heqë koalicionet parazgjedhore duke gënjyer se edhe marrëveshja e arritur në Këshillin Politik do zbatohej edhe reforma do thellohej në bashkëpunim me opozitën e re parlamentare. Por, në këtë përpjekje për manipulim e nxorri bllof Myslym Murrizi, i cili tha se ai kishte kërkuar vetëm listat e hapura dhe jo edhe heqjen e koalicioneve. Po a e bëri Rama atë që e shiti si vullnetin e madh popullor që e detyroi të ndryshonte kushtetutën? Ndonëse u zotuan se do të hapnin listat 100%, socialistët votuan një ligj që ku një kandidat që mund të marrë 10 mijë vota rrezikon të mbetet jashtë parlamentit dhe dikush tjetër që kryetari e ka vënë në listën fituese, por me zero vota nga qytetarët, mund të bëhet deputet. Pra në ato që PS i quan lista 100 % të hapura mund të ndodhë që nga vota e zgjedhësve mund të mos përfundojë në parlament asnjë prej deputetëve të pëlqyer prej tyre. Djegia e arbitrit Që në marrëveshjen e 14 janarit, PD dhe PS ishin ulur së bashku mbi një premisë: çështjet të zgjidhen me konsensus dhe nëse ai nuk gjendet mes palëve, le të japë një version të pranueshëm OSBE ODHIR. E kur një problem i tillë doli, pra kur u ngrit dilema nëse i lejojnë ndryshimet e fundit kushtetuese koalicionet me lista të përbëra, opozita vendosi t'i drejtohet arbitrit. Ajo nisej edhe nga premisa se ky institucion pati deklaruar së bashku me komisionin e Venecias, se rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen në vitin e fundit të garës. Por PS këmbënguli se kjo nuk mund të ndodhte. Pretendimi i PS-ë qe se ndalimi ishte tashmë një punë e kryer e sanksionuar në Kushtetutë. Socialistët përdornin gjithçka që të mos pranonin arbitrin: nga mëndësia sovraniste se s’kanë punë të huajt me çfarë rregullash zgjedhore pëlqen një vend i veçantë e deri tek dredhitë meskine: “Nuk ja çojmë dot ODHIR se opozita nuk ka paraqitur një draft”. Në fakt pasi e lejoi Gjknurin me shokë t'i shkrepnin të gjitha kapsollat, PD dhe LSI e dorëzuan draftin që propozonin. Por kur ndodhi kjo, PS nuk pyeti më njeri dhe votoi me 97 vota në parlament versionin e saj. Shpërfillja e BE dhe Gjermanisë Para se socialistët të votonin në 30 korrik ndryshimet kushtetuese edhe nga komisoni në Bruksel edhe nga Bundestagu gjerman, ata u paralajmëruan se po ta hidhnin në mënyrë të njëanëshme këtë hap, do vononin integrimin e Shqipërisë dhe do shtynin konferencën e parë ndërqeveritare (hapjen reale të negociatave) mes Tiranës dhe Brukselit. Analiza/ Rama dogji negociatat me BE për strategjinë elektorale të PS Rama tha se jemi vend sovran dhe kodi zgjedhor lokal nuk mund të bëhet pengesë për integrimin e vendit. Pak ditë më parë ai mori përgjigjen nga Bundestagu se ndryshe nga Maqedonia, Shqipëria nuk dihet kur do ta zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare për shkak të projektligjit për mediat online dhe ndryshimeve kushtetuese. Ku jemi sot? Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit duke hequr koalicionet që përmendeshin së paku në dy nene (19 dhe 36). Por kjo nuk qe shkelja e vetme. Për të arritur këtu ai tha se bëri kompromis me opozitën e re, e cila donte lista të hapura. A e bëri? Në ato që PS i qauan lista 100 % të hapura mund të ndodhë që nga vota e zgjedhjësve mund të mos përfundojë në parlament asnjë prej deputetëve të pëlqyer prej tyre. Faktet/ 7 gënjeshtrat e Ramës për grabitjen e zgjedhjeve Po OSBE ODHIR si arbitër që bëri opozitën të futet në procesin politik të 14 janarit? Atëhere kur i erdhi radha të pyetej, socialistët as nuk denjuan ta bëjnë, por votuan vetë në mënyrë të njëanëshme. Të gjitha këto tregojnë se ç'rrrugë kanë marrë që tani zgjedhjet e 25 prillit. Dhe nga historia e të shkuarës, e dimë mirë se ç'ndodh kur rregullat e lojës i shkruan pa konsensus vetëm njëra palë. Kjo ka ngjarë para betejave elektorale të 1996 dhe 2001. Përfundimet dihen: dy masakra zgjedhore, njëherë nga PD dhe njëherë nga PS. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama-Basha/ Kush e vrau debatin politik

Lulzim Basha riktheu edhe një herë temën e një përballjeje televizive me ftesën publike që i bëri Edi Ramës. Basha u duk se nuk pati dilema, madje shfaqi një ll...

19:49

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI