Flash

Kim rrëfen eksperiencën e Kanye me Covid-19

Lapsi.al 6 October 2020
Kim rrëfen eksperiencën e Kanye me Covid-19

Në fillim të këtij viti, reperi Kanye West rrëfeu se e kishte kaluar koronavirusin në shtëpi.

West tregoi se kishte parë video informuese se si mund ta kalonte virusin dhe pranoi se s’kishte qenë aspak mirë.

“Kisha të dridhura, temperaturë, kam bërë dushe të nxehtë dhe kam parë video informuese se si mund të kalohet koronavirusi në shtëpi. Mbaj mend që dikush më kishte thënë që Drake kishte koronavirusi dhe përgjigja ime ishte,” Drake nuk mund të jetë më i sëmurë se unë!”- rrëfeu ai më herët.

Bashkëshortja e tij Kim Kardashian e preku sërish këtë temë për “Grazia”, ku foli pa dorashka për mënyrën si e përjetuan infektimin e Kanye-t me Covid.

Ajo pohoi se reperi e kishte kaluar virusin në fillim të pandemisë kur ende s’e dinte askush ç’po ndodhte, ndaj kjo e kishte bërë akoma më të vështirë situatën e tyre.

“Kanye u infektua në fillim të pandemisë, kur askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte realisht. Ishte kaq e frikshme dhe e panjohur. Shkoja dhe i ndërroja rrobat dhe e ndihmoja që të ngrihej nga shtrati. Ishte sfiduese, sepse çdo gjë ishte e panjohur. Të ndërroja çarçafët me doreza dhe maskë ishte një periudhë tmerruese.”- ka rrëfyer ylli i “KUWTK”.

Prej kohësh në media u përfol për ndarje të çiftit që po shkonte deri në divorc, për shkak të problemeve të shumta që po hasnin këto kohë.

Por, Kim dhe Kanye “punuan” edhe njëherë për dashurinë dhe familjen e tyre, duke u rikthyer së bashku më të lumtur se kurrë.

Të këshilluara

Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv me Covid-19

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me Covid-19, lajm ky i bërë me dije nga Federate e Futbollit të Zvicrës. Shqiptari ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij dhe ...

13:44

Bebe Rexha,bashkëpunim me Doja Cat

Këngëtarja Bebe Rexha, ka njoftuar fansat se do të sjell së shpejti këngë të re. Përmes rrjetit të saj social Instagram, Bebe ka zbuluar se do të bashkëpunoj...

13:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI