Flash

Flet për herë të parë Natalia për mardhënien me Neymar dhe Malumën

Lapsi.al 6 October 2020
Flet për herë të parë Natalia për mardhënien me

Pas muajsh polemikash rreth Natalia Barulich, Neymar dhe Maluma, modelja thyen heshtjen për marrëdhënien e saj me dy çunat simpatikë.Padyshim, një nga lajmet që mori vëmendjen e mediave të ndryshme ndërkombëtare gjatë gjithë kësaj vere ishte trekëndëshi i dashurisë që lindi mes këngëtarit kolumbian, Maluma, ish-partneres së tij, Natalia Barulich, dhe ylli brazilian, Neymar.Për javë të tëra u aludua se ‘Hawaii’, ishte një dedikim i veçantë për Natalian. Situata arrititi kulmin, kur Neymar dhe shokët e ekipi të tij kënduan “Hawaii”, dhe pas kësaj, Maluma mbylli llogarinë e tij në Instagram, diçka që na futi në dyshime. Sidoqoftë, Maluma i mohoi këto zëra, si dhe rivalitetin e tij me Neymar, përmes një live në Instagram, ku u shpreh se gëzon respekt për brazilianin dhe se nuk është në dijeni të lidhjes së tij me Natalian , teksa shtoi se secili mund të bëjë ç’të dojë me jetën e tij. E teksa të gjithë donim të dini raportin e Neymar me Natalia, kjo e fundit tani, më shumë se një muaj pas polemikave, ka zgjedhur të thyejë heshtjen në lidhje me marrëdhënien aktuale që ka me Neymar, kjo përmes një interviste ekskluzive dhënë për programin televiziv meksikan, ‘Ventaneando’.Përmes kësaj, modelja kroate konfirmoi se mes saj dhe futbollistit nuk ka asgjë më shumë se një miqësi.

“Ai është një mik i shkëlqyeshëm dhe nuk e di pse mediat mendojnë se jemi bashkë, vetëm sepse bëmë një set fotografik. Unë e adhuroj atë, ai është një person i shkëlqyeshëm, ai është një mik i shkëlqyeshëm, ai gjithmonë ka qenë një djalë i adhurueshëm dhe është një person i shtrenjtë në jetën time.”- tha modelja.

Nuk kishte si të shpëtonte pa i thënë disa gjëra edhe për lidhjen e saj të vjetër me Maluma dhe polemikat që lindën rreth ‘Hawaii’, duke thënë se tashmë e ka hedhur pas krahëve këtë kapitull dhe se nuk i intereson nëse kënga ishte dedikim për të apo jo.

“Unë nuk besoj asgjë në lidhje me të. Unë nuk e di nëse ai ma kushtoi, apo jo, e vërteta është se nuk më intereson. Ai i përket të kaluarës dhe unë dua ta lë atje, ishte një kapitull në jetën time për të cilin nuk pendohem. Por është koha ta kapërcejmë këtë, sepse jemi ndarë që prej një viti.”- përfundoi ajo.

Thënë kjo, një nga polemikat më të mëdha të 2020 është sqaruar, dhe gjithçka duket se tregon se Maluma dhe Natalia Barulich i dhanë fund marrëdhënies së tyre në mënyrë paqësore, ndërsa marrëdhënia midis modeles dhe Neymar nuk shkon përtej një miqësie të fortë.Sakaq, kujtojmë se pak javë më parë Maluma ka postuar në Instagram disa foto romantike në plazh duke konfirmuar se tashmë i ka hapur dyert një dashurie të re.Në fotot shihni ‘pretty boy’ duke buzëqeshur dhe pranë tij mund të shihni këmbët e një vajze. Përveç kësaj, vëmendje tërhoqi edhe fotoja e dytë ku shihet një zemër në rërë, një detaj që shton mundësitë e nisjes së një romance.

https://www.youtube.com/watch?v=XWs256GcHxc&feature=emb_title

Të këshilluara

Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv me Covid-19

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me Covid-19, lajm ky i bërë me dije nga Federate e Futbollit të Zvicrës. Shqiptari ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij dhe ...

13:44

Bebe Rexha,bashkëpunim me Doja Cat

Këngëtarja Bebe Rexha, ka njoftuar fansat se do të sjell së shpejti këngë të re. Përmes rrjetit të saj social Instagram, Bebe ka zbuluar se do të bashkëpunoj...

13:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI