Flash

Brad dhe Angelina sërish në gjyq, kësaj rradhe për kujdestarinë e fëmijëve

Lapsi.al 6 October 2020
Brad dhe Angelina sërish në gjyq, kësaj rradhe për

Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk po merren më vesh që pas ndarjes dhe duket se gjërat po vështirësohen gjithnjë e më shumë mes tyre. Së fundmi, ata i janë drejtuar gjykatës për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë së fëmijëve. Burime për Entertainment Tonight thonë se Brad shpresonte të mos përfshihej në gjyqe, mirëpo ai ndjen se nuk ka zgjidhje tjetër dhe kërkon kujdestarinë 50/50.

"Brad po kërkon kujdestarinë 50/50. Angelina dëshiron të jetë e drejtë kur bëhet fjalë për kujdestarinë. Ajo është shumë e strukturuar me fëmijët. Brad ka shumë shpresë se ata mund të përpiqen që e gjithë kjo të funksionojë, pasi bashkë-prindërimi është diçka shumë e rëndësishme", -shprehet burimi.

"Brad është treguar i respektueshëm rreth prindërimit të Angelina-s. Nuk pajtohet me gjithçka, por ai e di që ajo i do fëmijët dhe dëshiron më të mirën për ta. Ai gjithashtu e di që dashuria dhe prania e tij janë të nevojshme."

Me sa duket, ish-çifti fillimisht arriti një marrëveshje kujdestarie në nëntor të 2018-ës, por nuk funksionoi. Prandaj Brad ndjen se ka bërë gjithçka që mundet për të shmangur gjyqin, por mendon se nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër.

"Është e rëndësishme për Brad që fëmijët të mos shqetësohen për situatën aktuale të prindërve të tyre dhe të mos ndihen keq në asnjë mënyrë," shpjegon burimi. "Kjo është një sfidë e madhe për shkak të moshës së tyre, por ai po bën atë që mundet. Brad e ka shmangur gjykatën për vite me radhë dhe gjëja e fundit që ai do të dëshironte ndonjëherë është që kjo të ketë një rezultat negativ për të gjithë."

Një burim tjetër ka thënë për ET se askush nuk dëshiron më shumë sesa Angelina që kjo çështje të marrë fund.

Të këshilluara

Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv me Covid-19

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me Covid-19, lajm ky i bërë me dije nga Federate e Futbollit të Zvicrës. Shqiptari ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij dhe ...

13:44

Bebe Rexha,bashkëpunim me Doja Cat

Këngëtarja Bebe Rexha, ka njoftuar fansat se do të sjell së shpejti këngë të re. Përmes rrjetit të saj social Instagram, Bebe ka zbuluar se do të bashkëpunoj...

13:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI