Flash

Rita Ora dyshohet se është fejuar në fshehtësi

Lapsi.al 5 October 2020
Rita Ora dyshohet se është fejuar në fshehtësi

Në korrik u zbulua lidhja e re e Rita Orës me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. Dyshja kaloi pushimet së bashku, mirëpo ata janë kujdesur që të mos shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik. Por duket se këtëj e tutje ata kanë vendosur të mos fshihen më e ta shfaqin publikisht dashurinë. Së fundmi Rita dhe Romain janë fotografuar bashkë rrugëve të Londrës, duke ecur krah për krah me njëri-tjetrin.Madje duket se gjërat mes tyre janë bërë familjare, pasi Rita dhe Romain i janë bashkuar në një kafe motrës së këngëtares, Elena Ora.Ata janë parë së fundmi duke u larguar nga restoranti meksikan “Taqueira” në Londër dhe sytë na shkuan tek dora e Ritës.Ajo mbante në gishtin e fejesës një unazë e cila i bëri të gjithë të dyshojnë se është fejuar me Romain. Siç duket, gjërat janë zyrtarizuar mes çiftit, pavarësisht se asnjë lajm nuk është zyrtarizuar deri tani. Madje, burime pranë këngëtares kanë treguar se motra e saj Elena dhe mikeshat e tjera “kanë vënë në lojë Ritën” për unazën që mbante në dorë për herë të parë. Rita ka preferuar ta shijojë në heshtje romancën e saj dhe të mos japë tepër detaje për jetën private, që herët ose vonë do të mësohen gjithsesi.

Të këshilluara

Rihanna akuzohet për fyerje të fesë islame

Rihanna nuk ka qenë aktive në muzikë kohët e fundit, në mënyrë që të përqendrohet në kompaninë e saj të të brendshmeve të quajtur Savage x Fenty.Këngëtarja nga ...

12:55

Ndërron jetë aktori Thomas Jefferson Byrd

Aktori, Thomas Jefferson Byrd ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare në Atlanta, Georgia. Sipas Departamentit të Policisë,Thomas ka humbur jetën, pasi u qëllu...

12:35

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI