Flash

Rihanna akuzohet për fyerje të fesë islame

Lapsi.al 5 October 2020
Rihanna akuzohet për fyerje të fesë islame
Rihanna nuk ka qenë aktive në muzikë kohët e fundit, në mënyrë që të përqendrohet në kompaninë e saj të të brendshmeve të quajtur Savage x Fenty.Këngëtarja nga Barbadosi pak ditë më parë ka prezantuar linjën e re të veshjeve intime! Riri, është siguruar që shfaqja e radhës së Savage X Fenty, të shkojë përtej imagjinatës sonë.Siç vetë ylli i pop-it shkruan, prezantimi i këtij viti ka qenë sfidë për atë dhe për gjithë skuadrën, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.Mirëpo, së fundmi këngëtarja ndodhet në telashe pasi fansat kanë vënë re se ka përdorur Hadithin islamik gjatë shfaqjes.32-vjeçarja po përballet me shumë reagime nga interneti pasi ajo është akuzuar për mosrespektim të vlerave të Islamit duke përdorur një këngë që ka vargje të HadithitKënga quhet ‘Doom’ dhe është krijuar nga një producent me qendër në Londër, i quajtur Coucou Chloe më shumë se dy vjet më parë. Kënga ka mostra vokale islamike nga Hadithi i cili me sa duket flet për fundin e kohërave dhe ditën e gjykimit.Një pjesë e madhe e përdoruesve të rrjeteve sociale shpërthyen në statuse e kritika kundër saj. Mirëpo, së fundmi këngëtarja ndodhet në telashe pasi fansat kanë vënë re se ka përdorur Hadithin islamik gjatë shfaqjes.32-vjeçarja po përballet me shumë reagime nga interneti pasi ajo është akuzuar për mosrespektim të vlerave të Islamit duke përdorur një këngë që ka vargje të Hadithit.Kënga quhet ‘Doom’ dhe është krijuar nga një producent me qendër në Londër, i quajtur Coucou Chloe më shumë se dy vjet më parë. Kënga ka mostra vokale islamike nga Hadithi i cili me sa duket flet për fundin e kohërave dhe ditën e gjykimit.Një pjesë e madhe e përdoruesve të rrjeteve sociale shpërthyen në statuse e kritika kundër saj.Hadithi në mënyrë të organizuar dhe bazuar në zinxhiret e transmetimit, është tërësia e thënieve dhe praktikës së përditshme fetare të profetit Muhamed ( profeti i fundit i njerëzimit sipas muslimanëve) bazuar në librin e shenjtë të muslimanëve, Kur’anin.Praktika e përditshme e profetit, quhet Sunnet profetik dhe është përcjellur brez pas brezi nëpërmjet dijetarëve islamë dhe imamëve (prijësve fetarë) në të gjithë botën islame tek besimtarët praktikues të kësaj feje.Pas librit të shenjtë Kur’anit, Sunneti profetik është burimi i dytë kryesor i udhëzimit të praktikës islame në të gjithë besimtarët muslimanë në botë.As Rihanna dhe as ekipi i saj nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre akuzave. Ndërkohë, mund të dëgjoni më poshtë audion shumë të diskutueshme të këngës ‘Doom’ pikërisht këtu:

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori Thomas Jefferson Byrd

Aktori, Thomas Jefferson Byrd ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare në Atlanta, Georgia. Sipas Departamentit të Policisë,Thomas ka humbur jetën, pasi u qëllu...

12:35

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI