Flash

Rama bën atë që pritej/ Voton me 97 vota heqjen e koalicioneve dhe mbylljen e listave

Lapsi.al 5 October 2020
Rama bën atë që pritej/ Voton me 97 vota heqjen e koalicioneve

Shumica socialiste ka miratuar sot ndryshimet e njëanshme të koditë zgjedhor duke përdorur votat e rekrutuara të deputetëve të opozitës së re. Me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime socialistët vendosën që të pengojnë bashkimin e PD-me LSI, në një koalicion ku secili mund të paraqitet me listën e partisë së vet dhe të tallet me premtimin e listave të hapura duke bërë pothuajse të pamundur, zgjedhjen e deputetëve nga vota popullore.

Votimi është bërë si zakonisht pas COVID, me fletë votimi dhe jo me elektronikë, ndërkohë që ndryshimet nuk janë diskutuar nen për nen gjatë seancës plenare.

Edhe pse një pjesë e opozitës së re, ku shkëlqyen klithmat e zhgënjimit nga përdorimi disa muajor i Rudina Hajdarit, shprehu kundërshtinë për të votuar hapjen e listave në mënyrën e propozuar nga selia rozë, pjesa tjetër e deputetëve ka dhënë pëlqimin pro amendamete të PS-së. Akuzave se socialistët i kishin blerë këto vota në paralament për të ndryshuar rregullat e lojës në zgjedhje, Edi Rama iu përgjigj negativisht: Pse qenka, o janë blerë, o janë tradhëtarë?! Kanë opinionin e ndryshëm. Ata atje nuk janë formacion i rregullt politik, janë një konglomeratë njerëzish që kanë opinionet e tyre. Pse duhet të jetë kështu, si ka mundësi” tha ai nga tribuna e kuvendit?

Për t’u miratuar amendamentet e Partisë Socialiste do të mjaftonin 84 vota, ndërkohë që maxhoranca arriti të sigurojë edhe më shumë vota seç duheshin, madje aq sa për të ndryshuar edhe Kushtetutën.

Në një reagim në Twitter, Basha theksoi se Rama goditi rëndë procesin e integrimit të vendit, ndërkohë që shtoi se me këtë lëvizje “hodhi dhe hapin e fundit drejt greminës”.

“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin evropian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”, shkruan Basha. Në të njëjtën linjë u rendit edhe Monika Kryemadhi:“Frikacaku tregoi edhe njëherë që ka frikë nga populli i tij, tregoi që ka frikë nga partia e tij dhe mbi të gjitha nga vota e lirë e shqiptarëve. Ai jo vetëm, nuk hapi listat, por i bunkerizoi njëherë e përgjithmonë dhe për të distancuar Shqipërinë nga BE. Ai tregoi frikën që ka nga partnerët europian, që ndjekin hapat e tij kriminale.

Bashkimi Europian, Bundestagu gjerman dhe Paritët popullore aleate me PD e kishin caktuar respektimin e marëveshjes konsensuale të 5 qershorit, si vijën e kuqe për të hapur bidedimet për negociatat e Shqipërisë. Por kësaj here mazhoranca ka menduar më shumë për hallin e saj dhe për atë që i tregojnë sondazhet për 25 prillin sesa për vazhdimin e rrugës drejt BE.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama-Basha/ Kush e vrau debatin politik

Lulzim Basha riktheu edhe një herë temën e një përballjeje televizive me ftesën publike që i bëri Edi Ramës. Basha u duk se nuk pati dilema, madje shfaqi një ll...

19:49

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI