Flash

Pas largimit nga "Top Channel", cilat janë planet e Eno Popit

Lapsi.al 5 October 2020
Pas largimit nga "Top Channel", cilat janë planet e Eno Popit

Një nga lëvizjet më të diskutuara nga ekrani i Top Channel këtë sezoni të ri televiziv ishte ai i Eno Popit. “Dilema- Deal or no deal” e ka mbaruar ciklin e tij, kjo pasi pas ndryshimeve të fundit, emisioni nuk transmetohet më. Vendin e tij e ka zënë ‘Përputhen’, nën moderimin e Bora Zemanit, teksa të gjithë donim të dinim nëse Eno do vijë me ndonjë program të ri dhe kur apo nëse ka ndryshuar logon e televizionit. Të gjitha pyetet kanë marrë përgjigje ditën e sotme. Eno Popi po rikthehet në radio me një emision të ri, të titulluar “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale”. “Top Albania Radio” ka dhënë lajmin në rrjetet sociale. Mesa kuptuam nga promoja e programit, duket se do jetë diçka tepër e veçantë e paparë më herët në vendin tonë, kushtuar udhëkryqeve të shoqërisë në shekullin që jetojmë. Në njoftim thuhet se mes intervistave dhe monologjeve, Eno do të përplasë ide dhe opinione, do të shpërfaqë të vërteta e thyejë mite e teori konspirative dhe mbi të gjithë shoqërojë dëgjuesin me atë që i mungon gjithmonë e më tepër sot, media cilësore dhe frymëzuese.

Nën moton “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale” do të ketë mision të bëjë dëgjuesin të mendojë dhe të mos ndihet i vetëm në botën e miqësisë virtuale, Pandemive Globale, rrënimit të Demokracisë dhe sfidave të tilla të ngjashme.

Të këshilluara

Gafa e Kylie Jenner që u kthye virale

Njerëzit po e kritikojnë sërish Kylie Jenner në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të një gafe që ajo bëri në një postim online.Pak ditë më parë, Kylie njoftoi s...

15:49

Rihanna akuzohet për fyerje të fesë islame

Rihanna nuk ka qenë aktive në muzikë kohët e fundit, në mënyrë që të përqendrohet në kompaninë e saj të të brendshmeve të quajtur Savage x Fenty.Këngëtarja nga ...

12:55

Ndërron jetë aktori Thomas Jefferson Byrd

Aktori, Thomas Jefferson Byrd ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare në Atlanta, Georgia. Sipas Departamentit të Policisë,Thomas ka humbur jetën, pasi u qëllu...

12:35

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI