Flash

Ndërron jetë krijuesi i firmës luksoze "Kenzo"

Lapsi.al 5 October 2020
Ndërron jetë krijuesi i firmës luksoze "Kenzo"

Themeluesi japonez i markës së modës Kenzo ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat një zëdhënës i firmës së famshme.“Kenzo Takada u nda nga jeta në Paris në moshën 81-vjeçare”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga mediat franceze.I njohur për printimet e tij grafike shumëngjyrëshe dhe me lule, Kenzo ishte dizajneri i parë japonez që mori famë në skenën e modës në Paris. Ai u vendos në Francë në vitet 1960 dhe pjesën tjetër të karrierës së tij e kaloi atje.

“Me gati 8,000 modelet e tij, ai kurrë nuk pushoi së festuari për modën dhe artin e të jetuarit", tha ndër të tjera zëdhënësi i tij.

Kenzo Takada gjatë shfaqjes së tij të modës vjeshtë-dimër 1983-1984 në Paris

Lindur në vitin 1939 afër Osakës, Kenzo Takada mbërriti në Francë në 1965 me anije dhe u vendos në Paris, ku dhe themeloi markën e njohur ndërkombëtarisht me emrin e tij, në vitet 1970.Më pas, në 1993-shin, stilisti ia shiti markën e tij të veshjeve konglomeratit luksoz LVMH dhe u tërhoq nga moda gjashtë vjet më vonë.

Të këshilluara

Gafa e Kylie Jenner që u kthye virale

Njerëzit po e kritikojnë sërish Kylie Jenner në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të një gafe që ajo bëri në një postim online.Pak ditë më parë, Kylie njoftoi s...

15:49

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI