Flash

Gafa e Kylie Jenner që u kthye virale

Lapsi.al 5 October 2020
Gafa e Kylie Jenner që u kthye virale

Njerëzit po e kritikojnë sërish Kylie Jenner në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të një gafe që ajo bëri në një postim online.Pak ditë më parë, Kylie njoftoi se linja e saj e kujdesit për lëkurën do të kishte faqe online edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani dhe Australi, prej datës 7 tetor. Jenner përfshiu çdo URL të re të shoqëruar nga emoji përkatës të flamurit të secilit vend. Por gaboi diku! Nëse i hidhni një sy flamurit të vendosur tek URL-ja e Australisë, ka diçka që s’shkon.Në vend që të postonte emoji të flamurit të Australisë, Jenner postoi emoji të flamurit të Gjeorgjisë së Jugut dhe Ishujve Sanduiç Jugor.Faktikisht flamujt janë vizualisht të ngjashëm - nëse shikohen përmes celularit të paktën. Të dy janë blu dhe mbajnë flamurin Union Jack në këndin e sipërm në të majtë, por flamuri i Australisë është i mbushur me gjashtë yjet e Komonuelthit, në ngjyrë të bardhë me 7 cepa, me madhësi të ndryshme, pesë në anën e djathtë që përbëjnë yjësinë e Kryqit të Jugut. Ndërsa ana e djathtë e flamurit të Gjeorgjisë Jugore përmban një stemë të ndërlikuar të përbërë nga një mburojë, pinguin, vulë dhe dre.

Të këshilluara

Rihanna akuzohet për fyerje të fesë islame

Rihanna nuk ka qenë aktive në muzikë kohët e fundit, në mënyrë që të përqendrohet në kompaninë e saj të të brendshmeve të quajtur Savage x Fenty.Këngëtarja nga ...

12:55

Ndërron jetë aktori Thomas Jefferson Byrd

Aktori, Thomas Jefferson Byrd ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare në Atlanta, Georgia. Sipas Departamentit të Policisë,Thomas ka humbur jetën, pasi u qëllu...

12:35

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI