Flash

Njihuni me trendin më të ri në Kinë

Lapsi.al 3 October 2020
Njihuni me trendin më të ri në Kinë

Tetë muaj më parë, Meng Hu dha dorëheqjen nga puna e saj si stjuardesë në Guangzhou, në Kinë që të ndiqte ëndrrën e saj, dhe të bëhej një yll në internet. Ajo improvizoi një studio në apartamentin e saj dhe filloi të filmonte veten duke folur…shumë.

27-vjeçarja, është një influenciere në rrjete sociale. Që nga janari, ajo ka punuar me kohë të plotë si prezantuese produktesh në transmetim live në Taobao, tregun online të ngjashëm me eBay të Alibaba (BABA). Tani ajo numëron më shumë se 400,000 ndjekës.

“Kam folur pa pushim”, tha Hu duke qeshur. “Në këtë punë, ju duhet të flisni shumë, sepse gjendja juaj është ngjitëse. Vetëm kur flisni me entuziazëm, ti mund ta bësh turmën të ketë entuziazëm”.

Hu është pjesë e një numri gjithnjë e më në rritje e influencuesve në Kinë të cilët garojnë për të hyrë në shitjet në transmetim të drejtpërdrejtë, një formë e re e tregtisë me pakicë që është rritur në një industri me vlerë rreth 66 miliardë dollarë. Edhe pse trendi ka qenë pjesë e kulturës kineze të internetit për vite me radhë, analistët thonë se pandemia e koronavirusit e ka bërë atë të marrë hov.

Edhe qeveria kineze ka shprehur mbështetjen e saj, duke e quajtur industrinë “motori i ri” i rritjes së tregtisë elektronike dhe duke e inkurajuar si një zgjidhje për papunësinë, e cila është rritur ndjeshëm në Kinë për shkak të pandemisë.

Shitja në transmetim të drejtpërdrejtë është një përzierje argëtimi dhe tregtie elektronike. Shikuesit blejnë mallra në internet nga njerëzit që tregojnë gjetjet e tyre të fundit, nga buzëkuqët tek pastruesi i rrobave, në video në kohë reale. Shumë persona e krahasojnë konceptin me kanalin e blerjeve televizive QVC, por modeli kinez është dukshëm më modern, i lëvizshëm dhe interaktiv.

Prezantuesit e produkteve mund t’iu japin tifozëve të tyre kupona zbritjeje dhe oferta në kohë reale, ndërsa shikuesit mund të klikojnë për t’u dërguar “dhurata” yjeve virtuale të tyre të preferuar.

Por siç po zbulon Hu dhe të sapoardhurit e tjerë, industria është e vështirë, dhe pak punonjës mund të përfundojnë me një karrierë të suksesshme.

Megjithëse fitimet mund të arrijnë miliona dollarë në vit, sipas Taobao, i cili përpilon një renditje të personave më të paguar dhe fitimeve të tyre. Sipas platformës, edhe persona të shquar të biznesit po merren me këtë gjë.

Hu tha se tani fiton për një muaj aq sa fitonte më parë në një vit, por puna mund të jetë rraskapitëse. Ajo zakonisht kalon shtatë orë në ditë duke folur në transmetim të drejtpërdrejtë për ndjekësit e saj, duke ofruar oferta për gjithçka, nga pushimet deri te produktet e kujdesit për lëkurën. Pas kësaj, ajo kalon çdo natë orë të tëra duke lexuar produkte që ka në plan të shesë.

Të këshilluara

Të lindësh në kohë pandemie

Pa dyshim që nënat e reja po përballen me një realitet të ashpër këtë periudhë. Kontakti me maskë, shmangia e vendeve publike, mbingarkesë dezinformimi, përkeqë...

18:20

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Vitamina D është e vetmja lëndë ushqyese që trupi juaj prodhon kur ekspozohet ndaj rrezeve të dielit. Ajo është gjithashtu shumë e rëndësishme për absorbimin...

16:00

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI