Flash

Tetori muaji i ndërgjegjësimit/ Kulla Eiffel e veshur me rozë

Lapsi.al 2 October 2020
Tetori muaji i ndërgjegjësimit/ Kulla Eiffel e veshur me rozë

Këtë enjte, 1 tetor 2020, kulla Eiffel ishte e gjitha rozë për të sinjalizuar nisjen e Tetorit Rozë në Paris. Një mesazh i mrekullueshëm për të mbështetur të gjitha gratë (dhe burrat) që luftojnë kundër kancerit të gjirit, para një muaji të mbushur me ngjarje e nisma për të mbledhur sa më shumë fonde në ndihmë të mijëra grave që vuajnë në të gjithë botën nga sëmundja e rëndë.Shoqata “Le Cancer du Sein, Parlons-En!”, fillon edicionin e 27-të të Tetorit Rozë në Francë, dhe qëllimi i saj është të rritë ndërgjegjësimin dhe mbështetjen në luftën kundër sëmundjes.Sot, nëse zbulohet në kohë, 9 lloje të kancerit të gjirit, nga 10, mund të shërohen. Por mbi 58 mijë raste të reja gjenden çdo vit në Francë dhe kanceri i gjirit është ndër sëmundjet që regjistron më shumë vdekje tek gratë.Tetori, në të gjithë botën, njihet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare, e cila synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat.Çdo vit, kjo fushatë fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Fushata organizohet edhe për të mbledhur fonde për kërkime shkencore për zbulimin e shkaqeve, parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e këtij kanceri. Fushata, gjithashtu, ofron informacion dhe mbështetje për femrat që janë të prekura nga kanceri i gjirit.Në vitin 1993, Fondacioni i kërkimeve mbi kancerin, themeloi fjongon rozë si simbol të kancerit të gjirit, edhe pse kjo nuk ishte hera e parë që kjo fjongo u përdor për të simbolizuar kancerin e gjirit.Që atëherë, fjongoja rozë u bë simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe i mbështetjes së personave që e vuanin atë.Çdo tetor, me qindra e mijëra produkte të pajisura me fjongon rozë, apo të ngjyrosura me rozë, shërbejnë si simbolikë dhe shiten me qëllim që një pjesë e vogël e të ardhurave të grumbulluara të jepet si donacion për të mbështetur kërkimet apo fushatat ndërgjegjeësuese të kancerit të gjirit.Në këtë ditë, dhjetëra gra e vajza, përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme, partnerë dhe organizatorë të fushatës kundër kancerit mblidhen për të përcjellë mesazhe të forta, si pjesë e një kauze kaq të madhe siç është kujdesi dhe mbrojtja e shëndetit.

Të këshilluara

Dua Lipa publikon bashkëpunimin me DaBaby

Dua Lipa ka publikuar ditën e sotme versionin e ri të këngës “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby.Ashtu si për çdo këngë tjetër, edhe videoklipi i këtij projek...

16:55

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI