Lulzim Basha riktheu edhe një herë temën e një përballjeje televizive me ftesën publike që i bëri Edi Ramës. Basha u duk se nuk pati dilema, madje shfaqi një lloj frustrimi kur u pyet për mundësinë e një debati me Ramën para zgjedhjeve.
“Prej 2006 e kam ftuar z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që z.Rama ka bërë, është në vitin 2000. Që nesër. Që nesër e deri me 25 prill, kur të dojë është i ftuar në debat” – ishte deklarata e Bashës në Syri TV.
Në konferencën me Abdullah Hotin, gazetarët e pyetën Ramën për dorashkën që i hodhi kreu i opozitës, por ky iu shmang një përgjigjeje direkte, duke thënë se “në praninë e miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Sikurndër jam i bindur se kur vjen një vlla nga jashtë, në ship të vllait tjetër, nusja e vëllait nuk i tregon çfarë hallesh ka me vllain e vjehrrës. Kështu që ka kohë për të diskutuar për këto”.
Në fakt, prania e kryeministrit të Kosovës ishte vetëm një pretekst për të mos u përgjigjur, sepse në të njëjtën konferencë Rama nuk ngurroi të flasë për replikat e ditës me presidentin Meta.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/700709997196463
Kush e ka ndjekur trajektoren e qëndrimeve të Ramës përkundrejt debateve e ka të qartë se përballje me Bashën nuk do të ketë dhe se kjo është një temë e tashmë e konsumuar. Ajo që ndodhi këto ditë është një déjà vu e vitit 2017.
Para zgjedhjeve të atëhershme, Rama refuzoi ftesën e Bashës dhe e shpjegoi qëndrimin e tij me përfitimet elektorale të njërit apo tjetrit. Basha e provokoi disa herë për sfidën. Në një status në rrjetet sociale, ai i bashkangjiti emrin e kryeministrit Edi Rama ndërsa përdorte hashtagun “Prano debatin” dhe “Mos ki frikë”.

Basha evokonte kulturën demokratike të vendeve perëndimore kur i bënte thirrje Ramës. “Eja në debat, është kulturë demokratike të debatojmë para shqiptarëve që ata të gjykojnë. Ndaj përgjigju, kam 48 orë që të ftoj në debat. Përgjigju pozitivisht, caktojmë ditën, caktojmë vendin, caktojmë orën”.
Por çfarë sheh Rama tek dalja në debat me kreun e opozitës? Kryeministri shpjegoi atëherë se duke qenë pa pushtet, Basha nuk kishte asgjë për të humbur nga debati, ndërsa ai vetë, duke qenë kryeministër nuk kishte asnjë arsye të bëhej pjesë e tij.
“Zakonisht politikanët që s’kanë asgjë për të humbur, kapen pas fijes së barit si i mbyturi dhe kërkojnë debat me ata që kanë gjëra shumë më serioze për të bërë sesa të bëjnë një shfaqje që nuk i shërbejnë askujt. Unë jam me njerëzit çdo ditë dhe pa pushim, kështu që një shfaqje ku të shkëmbehen muhabete që njerëzit i kanë dëgjuar dhe i kanë stërlodhur, nuk kam ndër mend ta bëj. Dhe mbi të gjitha nuk jam në këtë fushatë të ndihmoj Lulin. Debati është një kërkesë e një politikani që nuk ka më asgjë për të humbur dhe që kapet pas debatit në përpjekje për të fituar diçka. Skam ndër mend ta ndihmoj.” – tha Rama.

Fakt është që Rama nuk del në një përballje televizive që nga viti 2000, kohë kur garoi për kryetar Bashkie dhe u përball me Besnik Mustafain. Në zgjedhjet e 2013, si ai edhe Berisha e pranuan një debat publik, por ai nuk u zhvillua kurrë.
Debatet për alternativat qeverisëse janë zhdukur prej kohësh nga studiot televizive. Të paktën që nga viti 2013, politikanët e të gjitha niveleve nuk ballafaqohen me njëri-tjetrin në kundërargumenta.

Duke qenë se zyrat e shtypit të partive kanë centralizuar kontrollin e përfaqësuesve të tyre në daljet mediatike dhe i dirigjojnë politikanët që shfaqen në studiot televizive, atëherë në Shqipëri shpesh debatet evitohen nga partia në pushtet. Për pasojë, ndryshe nga ç’ndodh në vendet me demokraci solide, mungojnë përballjet e alternativave, që shërbejnë edhe si filtra për të testuar premtimet, njohuritë apo bilancin e palëve.
Interesi shkon gjithnjë në anën e pushtetit. Duke mos pasur një media të ndërgjegjshme për rolin e saj "watchdog" dhe duke shmangur ballafaqimin politik, administratorët e pushtetit e kanë më të lehtë të gënjejnë, të përsërisin premtimet e pambajtura, apo të fshehin pikat e dobëta të qeverisjes.
Vrasja e debatit politik në Shqipëri shkon përtej përballjes Rama-Basha dhe është deformuar në kohë, që nga përballja me gazetarët e deri tek "sherri" me komentuesit në Facebook, si forma më e degraduar e shfaqjes fiktive të llogaridhënies publike, por më e preferuara për pushtetarët sot.
Lapsi.al sjell më poshtë disa shkrime se si kryeministri Rama për të dhënë idenë e llogaridhënies dhe komunikimit me njerëzit, nxit në Facebook “sherre” me komentuesit.©Lapsi.al
Debatet/ Rama sherr në Facebook: Ti qenke rehat fare!
Debatet/ Rama sherr në Facebook me qytetarët që kritikojnë KÇK-në dhe OFL-në
Rama sherr në Facebook: Kujt i thua “qorr”, ti ore “tullac”!!
Replikat/ Rama sherr në Facebook për Balilin: U mërzit jashtë dhe u dorëzua vetë!
Debatet/ Rama sherr në Facebook: Ti qenke rehat fare!
Edi Rama sherr në Facebook: Delenxhinj! Skënderbeut nuk i shkoni dot as te k*qet e kalit!
Rama sherr me komentuesit në Facebook: Milionat tregoja ndonjë tjetri, more vesh a jo?
Sherri në Facebook/ Shpërthen kryeministri Rama: O i dehur, o gjynahqar, pëllet si katërkëmbësh me vesh të gjatë
“Gënjeni sa populli t’u çojë në hale të gomerëve”, Rama sherr me komentuesit në Facebook
Rama sherr online: Po vdes për bukë dhe ke Facebook! (FOTO)
Rama sherr në mesnatë me komentuesit në Facebook: Mos hyr nëse nuk të pëlqen! (FOTO)
Rama ‘sherr’ në Fb me qytetarët: Po të ishte Enveri gjallë, ty do të të kishin mbyllur në banjo (FOTO