Flash

Pas Chrissy Teigen edhe Kate Beckinsale tregon se ka humbur fëmijën

Lapsi.al 2 October 2020
Pas Chrissy Teigen edhe Kate Beckinsale tregon se ka humbur fëmijën

Kate Beckinsale ka zbuluar se ka humbur bebushin e saj në javën e 20-të, duke e vuajtur në fshehtësi këtë dhimbje të madhe, pas abortit më të fundit të Chrissy Teigen. Aktorja britanike, 47 vjeçe, foli në mbrojtje të zgjedhjes së Chrissy-t dhe bashkëshortit të saj John Legend për të ndarë lajmin publikisht, pasi tregoi se si u detyrua të përballonte dhimbjen privatisht, pa e ndarë me askënd.

“Kam vënë re njerëz që shanë e sulmuan Chrissy Teigen se ndau fotot private të bebit pa jetë. A thua sikur ka ndonjë protokoll për të kaluar dhimbjen dhe të paimagjinueshmen. Disa vite më parë edhe unë kam humbur një fëmijë në javën e 20-të të shtatzënisë. E mbajta sekret si shtatzëninë edhe abortin, duke e vuajtur brenda vetes.

Ndjen pikëllim, turp dhe tronditje. Zemra është e thyer se trupi vazhdon, pas humbjes, të veprojë sikur të kishte një fëmijë për të ushqyer. Qumështi vjen, por bebi ka ikur. Mund të jetë një periudhë shkatërruese nëse nuk ke pranë një partner mbështetës si Chrissy, për ta kaluar. Unë mendoj se duhet toleruar shprehja e vuajtjes së njerëzve, sidomos në situata të tilla”, shkruan Kate.

Duke përfunduar postimin e saj, aktorja, e cila ka një vajzë 21-vjeçare  me ish-burrin Michael Sheen, falënderoi Chrissy-n që e bëri publike përvojën e saj.

Modelja 34-vjeçare njoftoi të mërkurën se kishte humbur në mënyrë tragjike fëmijën e saj të tretë disa ditë pasi u shtrua në spital me hemorragji të rëndë. Ajo publikoi foto me të voglin e pajetë që do ta quante Jack, në krahë dhe për këtë pati tepër kritika.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI