Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Lëvizjet e sezonit të ri/ Kush shkoi ku

Lapsi.al 2 October 2020
Lëvizjet e sezonit të ri/ Kush shkoi ku

Edhe ky sezon i ri televiziv është shoqëruar me lëvizje të shumta të gazetarëve e moderatorëve nga njëri televizion në tjetrin. Disa kanë ndërruar televizone, disa kanë “braktisur” programet e vjetra për të sjellë risi në po të njëjtin ekran dhe disa kanë ndërruar edhe televizion, edhe program. Por cilat ishin lëvizjet që janë diskutuar më shumë këtë sezon të ri?

Lajmi i fundit i bërë publik vetëm dje është ai i largimit të Fjodora Fjorës nga News 24. Moderatorja e njohur e pranoi lajmin gjatë një interviste me Ermal Peçin, ku tha se emisioni “Chic” do të vijë në një format pak më ndryshe, në një televizion të ri.

Bora Zemani është larguar nga emisioni “3shat” në Vizion Plus për të prezantuar “Përputhen” në Top Channel, që këtë sezon vjen si një program i përditshëm.

Eneda Tarifa do të rikthehet në “Portokalli”, pas 4 vitesh shkëputjeje. Eneda prezantoi për 6 vite me radhë spektaklin e humorit para se të vendoste të largohej në vitin 2016. Këtë sezon ajo do të rikthehet në “shtëpinë e vjetër”.

Anila Çela këtë sezon do të jetë pjesë e  televizionit News 24. Prej vitesh Anila ka qenë pjesë e pandarë e televizionit, por gjithmonë nën logon e Vizion Plus. Ndërsa tanimë do ta shohim në News 24 në një format krejt të ri, të quajtur “Rrugëtim me Anilën”.

Alban Dudushi është larguar nga Top Channel pas rreth 20 vitesh pjesë e këtij televizioni. Në media është përfolur se Dudushi po shkon drejt Vizion Plus, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

Dojna Mema ka bërë me dije se është larguar nga Pop Culture dhe pak ditë më parë ka njoftuar se është duke punuar për projekte të reja me kryebashkiakun Erjon Veliaj. Nuk dihet ende se ku do ta shohim moderatoren.

Juli Xhokaxhi është larguar nga “Byro Politike” në ABC News. Sipas moderatores “arsyet nuk i di, sepse nuk ia tha njeri.”

Mirela Milori ka lënë televizonin ABC News për t’iu përkushtuar vetëm emisionit “Historia ime” në Tv Klan.

Ilda Bejleri është larguar nga “Porcesi Sportiv”, ku prezantoi përkrah Edi Manushit për vetëm një sezon. Ndërkohë vendin e saj e ka zënë Alesia Bami.

Rudina Dembacaj nuk do të vijë më me emisionin “Mos i fol shoferit”, por ka sjell një program të ri, të quajtur “Dy botë”, përsëri në televizionin Ora News.

Nevina Shtylla ka lënë “Përputhen” për të qëndruar sërish brenda “E diell", por kësaj radhe me një rubrikë të re, të quajtur “Kinostar”.

Të këshilluara

Rita Ora tashmë pjese e Hollywood si aktore

Rita Orën, nuk do ta shohim më vetëm në muzikë, por edhe në Hollywood. Duket se karriera e saj e aktrimit do të shkojë më tej sesa thjesht një rol i vogël, si a...

18:10

Kënga e Besës kthehet virale në TikTok

TikTok është kthyer në një nga platformat më të pëlqyera, sidomos nga të rinjtë. Shumë këngë janë bërë virale vetëm për shkak të sfidave të TikTok. Një prej tyr...

18:04

Dua Lipa publikon bashkëpunimin me DaBaby

Dua Lipa ka publikuar ditën e sotme versionin e ri të këngës “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby.Ashtu si për çdo këngë tjetër, edhe videoklipi i këtij projek...

16:55

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI