Edi Rama ka marrë guximin ta rrefuzojë presidentin e SHBA, Donald Trump lidhur me kërkesën që ai i bëri që edhe Shqipëria ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem duke ndërhyrë në një nga konfliktet më të mëdha të lindjes së mesme, mes hebrenjve dhe arabëve. në një letër që sot u bë publike shefi i shtëpisë së bardhë i shkruante kryeministrit shqiptar: "Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem".
Të njëjtën lëvizje Trump i imponoi në fillim të shtatorit Serbisë dhe Kosovës të cilat u angazhuan ta përfshijnë pa lidhje në marrëveshjen e tyre të paqes, njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të pakontestuar të Izraelit.
Këtij veprimi të njëanshëm të administratës Trump të njohur si “Jerusalem Embassy Act” i janë përgjigjur shumë pak shtete në botë të cilat bëjnë pjesë në qerthullin e satelitëve qesharakë të Uashingtonit, si psh Guatemala. Ajo është një thyerje e qëndrimeve që kanë mbajtur presidentët Bush, Klinton e Obama dhe asaj që ka vendosur Bashkimi Europian prandaj dhe është konsideruar si një hap unilateral që e komplikon gjetjen e një zgjidhjeje mes palestinezëve dhe izraelitëve, që Jeruzalemin e kanë një prej mollëve të tyre të sherrit.
lexo me tej:
Metamorfoza/ Si po mundohet Rama të lajë gafat e dikurshme me Trump
Administrata amerikane ia kishte bërë të njëjtën kërkesë Tiranës zyrtare edhe gjatë një votimi që u zhvillua për “Jerusalem Embassy Act”, në dhjetor të 2017, në OKB.
Por edhe atëherë qeveria socialiste votoi kundër kërkesës së SHBA dhe u rreshtua prkrah vendeve europiane. Ambasadorja amerikane e asaj kohe në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley deklaroi se qeveria e saj i kishte mbajtur shënim vendet që e kishin kundërshtuar atë.
Kjo ndezi një luftë të vërtetë politike në vend dhe opozitarët e akuzuan kryeministrit se po e prishte Shqipërinë me SHBA për ti mbajtur llafin mikut të tij autokrat Erdoganit, që pati bërë një fushatë të ethshme kundër kësaj zgjedhje në dëm të palestinezve.
https://lapsi.al/2017/12/23/mos-e-kryqezoni-ramen-ne-jeruzalem/
Por, këtë herë situata është pak më e ndërlikuar sepse Edi Ramës 'ky nder" i është kërkuar në mënyrë nominale nga Trump, i cili zgjidhjen e konfliktit në lindjen e mesme po e përdor në mënyrë të ethshme në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Por kryeministri Shqiptar ka vendosur ti përmbahet votimit që Shqipëria bëri tre vite më parë në OKB.
I pyetur sot në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës ai tha se Shqipëria është krejtësisht në linjën e BE-së: “Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrej pas luftës se para. Është vendi ku hebrejtë kanë gjetur strehë. Është vendi ku shqiptar janë dorëzuar tek nazistët duke u paraqitur sikur janë ata hebrejtë që kishin marrë në shtëpi", tha Rama duke iu përgjigjur negativisht letrës së Trump.
Pavarësisht nga pasojat që mund të ketë ky kundërshtim, Rama i ka ndejtur besnik aleancës me Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, fjalës që i ka dhënë mikut të tij Erdogan dhe traditës të qëndrimeve që ka mbajtur shteti shqiptar.

Letra e plotë e Trump për Ramën

I dashur Z. Kryeministër:
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit.
Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.
Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.
Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë.
Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem.