Flash

Projeksioni i krizës ekonomike/ Shqipëria me rënien më të madhe në rajon

Lapsi.al 1 October 2020
Projeksioni i krizës ekonomike/ Shqipëria me rënien më

Gotën mund ta shohësh edhe gjysëm bosh edhe gjysëm plot, sipas këndvështrimit që zgjedh. Kështu sipas shifrave që u dhanë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës, vendi i ka shpëtuar skenarit më të keq të krizës ekonomike që shkaktoi pandemia. Denaj ka komentuar raportin e fundit të INSTAT për rënien me 10.23% të ekonomisë shqiptarë në 3-mujorin e dytë të 2020, periudhë kur Shqipëria kaloi një karantinë dhe mbyllje totale prej COVID-19.

"Tkurrja 10% e ekonomisë është negative, por është pak më mirë se sa skenarët negativë që kishte parashikuar qeveria" tha ajo. Duke përmendur skenarët negativë që e nxirrnin Shqipërinë me një rënie ekonomike në 3-mujorin e dytë prej 14-16%

Por, ama, sipas institucioneve ndërkombëtare rënia qe vërtet më e vogël sesa pritej, por edhe rimëkëmbja do të jetë më e vështirë.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, duke zbehur shpresat për një rikuperim të shpejtë.

Sipas “Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH”, të sapo publikuar, ekonomia shqiptare, pas rënies me 9% në vitin 2020 pritet që të rritet me vetëm 4.5% në vitin 2021. "Në raportin e muajit maj, ekonomia shqiptare parashikohej që do të rimëkëmbej me shpejtësi me 12% në 2021, ndërsa tashmë ky vlerësim është ulur me 7.5 pikë përqindje. Ky është rishikimi më i madh në ulje jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH" ka shkruar sot revista ekonomike Monitor.

Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar uli pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit nga -5% në vlerësimin e prillit, në -7.5% në raportin e fundit.

Sipas raportit të fundit të BERZH, nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi pritet që të kenë rënien më të madhe ekonomike si rrjedhojë e  goditjes së Covid-19. Serbia pritet që ta vuajë më pak krizën, me një tkurrje prej -3.5%. Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja do të shohin një rënie prej -5%.

Sipas raportit të BERZH, “Pandemia e Covid-19 po prek ekonominë shqiptare kryesisht përmes efektit të saj negativ në turizëm, i cili normalisht kontribuon në më shumë se një të pestën e PBB-së së vendit. Sipas Unionit Shqiptar të Turizmit, rreth 5 milion qëndrime gjatë natës gjatë sezonit të verës janë anuluar këtë vit. Gjithashtu, eksportet e mallrave në Itali, partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, ranë me më shumë se 40 për qind në vit gjatë bllokimit më të ashpër (mars-maj 2020) dhe me 15 për qind nga viti në vit në qershor korrik.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI