Flash

Gjendet sendet personale të Kobe Bryant 8 muaj pas vdekjes

Lapsi.al 1 October 2020
Gjendet sendet personale të Kobe Bryant 8 muaj pas vdekjes

8 muaj pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant, janë gjendur disa objekte me vlerë të basketbollistit, të cilat i janë kthyer mbrapsht familjes së tij. Një person kishte fituar kohët e fundit një ankand për një dollap të braktisur në Los Angeles, që kishte brenda gjithçka nga Kobe Bryant, duke filluar nga atletet e tij, tek fanellat dhe madje një pallto që e ka pasur veshur në një set fotografik.

Në total, brenda dollapit kishte 35 atlete, fanella, veshje të Leakers, një “badge” i Lakers që lexonte “Mamba”, dokumente tatimore etj.

TMZ ka mësuar se blerësi i shiti të gjitha objektet tek Rene Nezhoda për 13 mijë dollarë. Por sapo Vannesa Bryant zbuloi gjithçka rreth ankandit, kërkoi një takim me Rene për të bërë një marrëveshje me të dhe për të marrë mbrapsht çdo gjë që i përkiste Kobe Bryant.“Çdo gjë u zgjidh. Një numër objektesh personale, veshjet dhe dokumentet tatimore ju shitën drejtpërdrejt familjes Bryant”, ka treguar Rene Nezhoda për TMZ.

Ai nuk ka zbuluar se sa ka paguar familja e basketbollistit për këto sende, për shkak të marrëveshjes. Megjithatë e rëndësishme për Vannesan dhe të afërmit e Kobe nuk ka qenë çmimi i tyre, por vetëm rikthimi i të gjitha objekteve tek ata.

Kujtojmë se Kobe Bryant u nda nga jeta në të njëjtën ditë me vajzën e tij, Gianna, pas një aksidenti tragjik me një aeroplan që ata po udhëtonin.

Të këshilluara

Kledi Bahiti bëhet baba për herë të parë

Kompozitori i njohur Kledi Bahiti është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij janë bërë prindër të një djali që i kanë vendosur emrin e veçantë, Gr...

16:39

Pas lajmeve për ndarje, flet Camilla Cabello

Kush foli për ndarje? Ylli i ‘Cinderella’ Camila Cabello e ka gjetur Prince Charming dhe nuk ka ndërmend ta lëjë atë të shkojë.Ditën e djeshme Camila u dha fund...

15:16

Mozzik kryefjala e kësaj vere

Mozzik ka qenë kryefjala e kësaj vere, por duket se më e mira akoma nuk ka ardhur. Pas suksesit me ‘Madonna’ dhe super bashkëpunimit me Kidën për ‘PP’, reperi s...

14:13

Chiara Ferragni konfirmon shtatëzaninë

Chiara Ferragni është shtatzënën dhe do të bëhet nënë për herë të dytë!Lajminn e bukur e ka dhënë vetë blogerja e cila ka publikuar një foto të vogëlushit të sa...

13:49

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI