Flash

Jordyn Woods: Si ndryshoi jeta ime pas puthjes me Tristan Thompson

Lapsi.al 30 September 2020
Jordyn Woods: Si ndryshoi jeta ime pas puthjes me Tristan Thompson

Jordyn Woods duket se e ka marrë veten pas skandalit me Tristan Thompson vitin e kaluar. Në shkurt të vitit 2019 u publikuan lajmet se shoqja më e mirë e Kylie Jenner, ishte e lidhur me Tristan Thompson, të dashurin e Khloé Kardashian. Skandali i tradhtisë solli fundin e miqësisë midis Woods dhe Jenner. Gjithashtu bëri që Kardashian dhe Thompson të ndaheshin.Tashmë pas një viti, Woods është shfaqur në një intervistë (e zhvilluar para pandemisë) me Natalie Manuel Lee, ku flet për këtë skandal publik dhe mënyrën se si e ka përjetuar.

“Qëndroja e ulur në një vend të errët. Kisha pranë familjen time me të cilën mund të bisedoja, por ndihesha sikur nuk kisha askënd.”

Pas skandalit, Woods izoloi veten e saj duke qëndruar larg lajmeve dhe reagimeve që shpërthyen në rrjetet sociale.

“Fshiva çdo gjë nga telefoni im. Nuk doja t’i përgjigjesha askujt. Largova nga vetja njerëz që ndoshta nuk duhet t'i largoja, por thjesht nuk besoja tek askush.”

Sidoqoftë që prej atëherë Woods e ka pranuar atë që ka ndodhur dhe këtë gjë e bëri duke pranuar gabimet e saj lidhur me ngjarjen.

“Duke parë situatën mendoja: ‘Çfarë bëra? Çfarë roli luajta? Si mund ta mbaj përgjegjësinë?’… Gjërat ndodhin dhe kjo është ajo që na bën të jemi qenie njerëzore.”- tha ajo. “Ajo çfarë na duhet në këto lloj situatash është vetëm pranimi, llogaridhënia dhe përgjegjësia. Këtij brezi i mungon shumë përgjegjësia. Nuk e pranojnë atë që kanë bërë dhe për sa kohë nuk e bëjnë këtë, nuk do të gjejnë shërim.”

Edhe pse Woods e ka kaluar pjesën më të vështirë të këtij skandali, ajo përsëri shfaqet me një breng në lidhje me familjen Kardashian.

“Unë nuk jam e lumtur që njerëzit u lënduan dhe që duhej të kalonin nëpër ato që kaluan. Kurrë nuk e kam pasur si qëllim t'i bëj dicka të keqe kujtdo që dua. Unë nuk do të them kurrë që jam e lumtur që diçka e tillë ndodhi, por mund të them që jam e lumtur që munda të bëhem kjo që jam sot", -u shpreh ajo.

Të këshilluara

Enca ka probeleme të mëdha me meshkujt

Ju ka ndodhur të doni ata që nuk ju duan? Ose ata që nuk bëjnë maksimumin për ju, s’janë të përshtatshëm, por sërish arrijnë të marrin vëmendjen dhe afeksionin ...

17:28

Kelly Clarkson paditet nga ish-vjehrra

Drama e divorcit të këngëtares Kelly Clarkson po kalon në një tjetër nivel. Tani, mësohet se Clarkson është paditur nga ish-vjehrri. Siç mund ta keni dëgjuar, K...

15:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI