Flash

"Forca e ligjit" si e humbi betejën përballë "Forcës së politikës"

Lapsi.al 30 September 2020
"Forca e ligjit" si e humbi betejën përballë

“Forca e Ligjit” operacioni që u ngjiz në momentin kur Fatmir Xhafaj erdhi në krye të Ministrisë së Brendshme pati mbështetjen e pakursyer të ambasadorëve të vendeve perëndimore. Në prezantimin e strukturës që do të godiste krimin në 2017, Xhafaj foli me pompozitet, duke premtuar se do ta bënte Shqipërinë “një vend armiqësor dhe të parehatshëm për këdo që mendon se mund të pasurohet në kurriz të të tjerëve”.

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu kërkoi rezultate dhe gjatë prezantimit nuk i rezistoi dot metaforës së peshqve. “Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK-un dhe BKH-në”, deklaroi Lu.

 

"FORCA E LIGJIT 1"

Në qendër të operacionit fillimisht ishte krijimi i një Task-Force që pati si mision drejtimin dhe monitorimin e zbatimit të luftës kundër krimit të organizuar. Kësaj njësie iu bashkuan ekspertë të huaj, që erdhën në Tiranë nga FBI, nga Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë, Koordinatorja e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Brendshme Britanike dhe dy ekspertë të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Interforcës.

Për dy vjet njësia identifikoi 41 grupe kriminale që operojnë në Shqipëri dhe organizoi operacione policore kundër 9 prej tyre, me të cilat u bllokuan asetet e krimit të organizuar me vlerë mbi 16 milionë euro. Në një nga bilancet e operacionit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu pretendoi se vetëm në kuadrin e këtij operacioni ishin kryer 300 arrestime.

“Forca e ligjit” ishte kryefjala e punës së Fatmir Xhafajt që drejtonte Ministrinë e Brendshme, problemi ishte se disa “peshq” ishin aq të mëdhenj sa mund të kapeshin, por nuk mund t’i mbaje gjatë në rrjetë.

Gjatë operacionit “Vol-vo 4”, policia arrestoi ish deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko dhe goditi bandën e Avdylajve në Shijak, të cilët kishin kontribute në fitoren e PS në Durrës. Brenda të njëjtit operacion u përfol edhe për arrestimin e ish kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, i kapur në përgjimet e dosjes 339. Gjithçka mbeti në nivel hamendësimesh.

Fakt është që Fatmir Xhafaj u shkarkua përmes replikash me Edi Ramën, i cili më pas u shpjegoi socialistëve se “nuk mund të dalësh ti gjuash më gurë shtëpisë ku jemi bashkë, se s’ka kuptim. Në qoftë se do ti gjuash më gurë shtëpisë ik se s’je pjesë e shtëpisë”.

Në të njëjtën kohë, ndaj ish ministrit Xhafaj rëndoi edhe zbulimi i skandalit për të vëllain e tij, të dënuar në Itali për trafik droge dhe që u akuzua se e vazhdonte aktivitetin e tij kriminal në Vlorë.

"FORCA E LIGJIT 2"

Me largimin e Xhafajt, Operacioni Forca e Ligjit ra në gjumë për disa muaj, për t’u rikthyer si një “show” i mirëfilltë i organizuar nga Rilindja, por kësaj radhe nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Mazhoranca sapo kishte miratuar aktin normativ “anti-KÇK”. Operacioni Forca e Ligjit tani quhej shkurt “OFL” dhe nga forca goditëse kundër krimit, u shndërrua në një organ hibrid, që qëndronte diku mes shërbimit postar dhe zyrës së përmbarimit, kur një personi të dyshuar për krime i sekuestrohej pasuria dhe për 2 javë duhej ta justifikonte atë para SPAK-ut.

Në spektaklin e radhës, në shkurt të 2020, Rama prezantoi fytyrën e re të OFL-së me qindra policë të rreshtuar para tij, ndërsa pjesë e skenografisë u bënë edhe disa mjete të blinduara për terrene të vështira.

“Me pasuritë e tyre, ne do të rrisim në radhë të parë rrogat tuaja. Pasuritë e tyre do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, në radhë të parë” ishte premtimi që Rama u bëri forcave RENEA në shkurt të këtij viti.

Në profilin e tij në Facebook, kishte shpërndarë edhe videon e dhjetëra policëve që bënin stërvitje duke paralajmëruar sërish goditjen e krimit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2482137228672813/

“Posta” e OFL-së mbërriti në dyert e shumë emrave të njohur të krimit, duke mos kursyer thuajse asnjërin prej tyre në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por siç treguan rezultatet, operacioni ishte më shumë propagandë se sa luftë më krimin.

Një nga treguesit më të qartë të konceptit propagandistik të OFL ishte prezantimi i tij përmes një policeje që shkaktoi habi dhe të qeshura. Kjo për syzet e mëdha që mbante në kokë zëdhënësja e OFL-së, që në vend t'i shtonte dramacitetin operacionit, e bëri atë pjesë të thashethmnajës së përditshme ende pa nisur mirë nga puna.

Në aksionin e parë, forcat e OFL trokitën në një hotel në Shijak, pronë e fisit Hajri. Mes pasurive në listë ishte edhe resorti ku u mbajt peng dhe u ekzekutua Jan Prenga, një person i rrëmbyer në Kamëz. Ngjarja ishte e freskët dhe bashkë me pamjet e policëve me maska, efekti në publik ishte i garantuar.

Goditja ishte e qëlluar, por dalëngadalë, njoftimet për postën e policëve të OFL u zbehën dhe nisën të kalojnë në heshtje në media. Kjo për faktin se sekuestrimet e forcave speciale ishin të përkohshme. Pasi njoftimet shpërndaheshin në televizione dhe portale, ngjarjet harroheshin dhe nuk ndiqeshin më, duke krijuar vetëm një efekt të përkohshëm në publik.

Bilanci i dobët

Sipas një bilanci të ditëve të fundit rezulton se nga 375 kërkesa që Operacioni Forca e Ligjit ka çuar për sekuestrim pasurie, janë pranuar të shqyrtohen vetëm 161 prej tyre nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

214 kërkesa të tjera të OFL, nuk plotësonin kriteret dhe kushtet për t’ju bllokuar pasuria dhe dolën bllof.

Gjithsej janë 40 pasuri të grupeve kriminale që janë në gjykim dhe pritet të merret vendim nëse do t’i kalojnë shtetit ose jo. Kryesisht janë toka, lokale, hotele, banesa dhe makina për të cilat Gjykata e Posaçme do të marrë vendimin nëse do i ngelen personave të dënuar, apo do administrohen nga shteti.

Një nga gafat e operacionit ishte pa dyshim kërkesa për justifikimin e pasurisë që u dërgua në familjen Dumani. Shkëlzen Dumani kishte qenë luftëtar i ISIS dhe kishte mbetur i vrarë në luftime atje. Ai ka qenë një personazh i njohur në hetimet e prokurorisë, por nuk dihet se si, SPAK e përfshiu në regjistrat e krimit dhe i dërgoi letër familjes të justifikonte pasurinë.

Por goditja më e madhe ndaj Operacionit Forca e Ligjit erdhi pak ditë më parë, kur Artan Shkëmbi, numri dy i strukturës u zbulua se njoftonte kriminelët për operacionet e policisë. Sinjalizimi për Shkëmbin, sipas mediave, erdhi nga partnerët e huaj. Sërish ishin mediat nga burime të pakonfirmuara që njoftuan se komunikimi me elementët e krimit nuk ishte një akt dosido, por përmes një mënyre të sofistikuar siç është aplikacioni Encrochat. Nuk dihet se për kë dosje ka spiunuar Artan Shkëmbi, por përdorimi i Encrochat tregon se kjo ishte një mënyrë komunikimi tashmë e konsoliduar.

SPAK po e heton për “Shpërdorim detyre” për shkak të nxjerrjes së një sekreti hetimor dhe dyshimet janë se dosja për të cilën Shkëmbi u kalonte të dhëna grupit kriminal kishte lidhje me një hetim që kryhej në Gjermani.

Ndërkohë, Shkëmbi ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman dhe ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të autoriteteve ligjzbatuese atje.

E dyshimtë në këtë rast është se Shkëmbi nuk është arrestuar për një vepër kaq të rëndë penale si kalimi i të dhënave për krimin, por thjesht është pezulluar nga detyra. Ai rezulton i pajisur me certifikatë sigurie CSP, “Tepër Sekret” dhe ai ka qenë një nga kandidatët për kryesimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pavarësisht lajmeve në media, Artan Shkëmbi nuk i ka mohuar akuzat e SPAK dhe është zëvëndësuar nga Hekuran Bregu, i cili ishte një ndër 19 oficerët që morën “Medalje Nderi” nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në janar të këtij viti, për kontributin e dhënë në ditët pas tërmetit.

Në përfundim të këtij viti, Operacioni Forca e Ligjit për shkak të bilancit të dobët të sekuestrimeve të konfirmuar nga Gjykata rezulton të jetë një bllof. Ajo që mund të thuhet është se në duart e policisë, 6 muaj para zgjedhjeve është krijuar një database e kontrolluar e pasurive të krimit, një pjesë e mirë e të cilave është nën hetim.

Produkt tjetër nga operacioni Forca e Ligjit nuk duket të ketë pasur. Numri i atentateve dhe i vrasjeve në muajt pas pandemisë është rikthyer sërish në ritmet e viteve të shkuara, ndërsa spektaklit me policë dhe forca speciale, tashmë i ka dalë boja.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI