Flash

Xhensila Myrtezaj bën paqe me Alaudin Hamitit

Lapsi.al 29 September 2020
Xhensila Myrtezaj bën paqe me Alaudin Hamitit

Pas një deklarate të moderatorit nga Kosova, Alaudin Hamiti, Xhensila Myrtezaj nuk pranonte të shkonte në emisionin “Ndërrimi i natës”, pavarësisht ftesave të shumta. Në një prej puntatave të emisionit, Alaudinit iu kërkua të zgjidhte këngëtaren që i pëlqen më pak ose që ka talent më pak mes Elvanës, Tunës dhe Xhensilës dhe ai tha emrin e Xhensilës.

Prej atëherë Xhensila nuk e pranonte ftesën për të qenë pjesë e emisionit “NIN”, pasi i kishte mbetur hatri. Mirëpo, më në fund, inati i saj u zbut dhe dje ishte e pranishme në emision përballë Alaudinit. Sigurisht që nuk kishte si të mos fliste rreth hatërmbetjes së saj me moderatorin, duke u shprehur se mban inat për njëfarë kohe, por nuk është hakmarrëse.

“Tani njihemi edhe më mirë, se ndonjëherë krijohen disa përshtypje jo të duhura andej nga pjesa tjetër e ekranit... ka vend për ndryshim dhe përmirësim gjithmonë. Mbi të gjitha faleminderit për ftesat e shumta që më ke bërë. Ndoshta ky ishte momenti i duhur që të vija,” -është shprehur Xhensila, ndërsa Alaudini ka treguar se ka futur shumë njerëz që kanë ndikuar që Xhensila të bindej për të shkuar në emision, mes tyre edhe grimieren e njohur, Sellmën.

“Të jemi të sinqertë... unë jam një njeri që nuk jam aq gjakftohtë edhe i lë momentin e duhur që ai inati të zbehet. Nuk jam kurrë hakmarrëse!”

Ndërsa në fund të emisionit, edhe Xhensila si çdo i ftuar është ulur në tavolinën e rubrikës “Haje ose thuaje”, ku është vënë para pyetjeve të sikletshme dhe ushqimeve aspak të shijshme.

“Tani të kuptoj shumë mirë. Atëherë e kam marrë personale, po thosha kush të ka folur keq për mua”, -tha këngëtarja me shaka teksa i duhej të hante ushqimet në tavolinë për t’iu shmangur pyetjeve.

Ndërsa Alaudini ka zbuluar edhe një detaj interesant kur një prej gazetareve të emisionit ka kontaktuar Xhensilën për t’i bërë një ftesë. Këngëtarja i është përgjigjur: “Jo nuk mundem të vij sepse s’më pëlqen moderatori”.

Me sa duket, ajo i ka lënë pas inatet dhe i premtoi Alaudinit që do të jetë sërish pjesë e emisionit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI