Flash

Çifti i aktorëve amerikan mirëpret fëmijën e dytë pas një shtatëzanie sekrete

Lapsi.al 29 September 2020
Çifti i aktorëve amerikan mirëpret fëmijën e

Aktorja e famshme Amanda Seyfried dhe bashkëshorti i saj, Thomas Sadoski janë bërë prindër për herë të dytë. Ata kanë mirëpritur një djalë dhe kanë ndarë foton e parë të të porsalindurit.Çifti ka gjithashtu një vajzë 3-vjeçare, të quajtur Nina. Aktorja 34-vjeçare dhe Sadoski, 44 vjeç, u martuan në mars të 2017-ës, kur Seyfried ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.Në gusht, Seyfried foli për jetën e saj në karantinë dhe ndihmën që e ëma i ka dhënë për përkujdesjen e vajzës.

"Nëna ime jeton me ne - ajo është dadoja jonë. Jeta ime është e mrekullueshme sepse ajo është prindi i tretë për ne. Unë jam kaq me fat - e di që jam", -u shpreh Amanda gjatë intervistës së saj me John Molner.

Seyfried është shprehur për People në gusht të 2019-ës se ishte shumë e vështirë të planifikoje të zgjeroje familjen me më shumë fëmijë.

"Unë dua të mbetem shtatzënë përsëri, por nuk jam ende gati të kem një fëmijë të dytë. Unë do të doja që vajza ime të ishte në shkollë dhe pastaj të kisha kohën time për një fëmijë tjetër. Por është kaq e vështirë të planifikosh një shtatzëni të dytë."

Seyfried është shprehur se ka qenë e vendosur të bëjë zgjedhje të zgjuara kur bëhej fjalë për rritjen e vajzës së saj Nina, ndërsa punonte në filma dhe projekte të tjera.

Të këshilluara

Kënga e Dua Lipa-s, kolona zanore e FIFA 21

Së fundmi është zbuluar  kolona zanore zyrtare e ‘EA Sports FIFA 21’ nga Electronic Arts, me pjesëmarrjen e mbi 100 artistëve nga 23 vende. FIFA 21 dhe Volta...

13:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI