Flash

Biografia e Princeshë Dianës/"Ndjenjat e Charles ishin të mbytura nga prindërit e tij që në lindje"

Lapsi.al 29 September 2020
Biografia e Princeshë Dianës/"Ndjenjat e Charles ishin të

Fansat mbretërorë tashmë e dinë që Princi Charles dhe Princesha Diana kishin një martesë të palumtur dhe sipas biografes mbretërore Ingrid Seward, marrëdhënia e tyre ishte e mbushur me probleme që kryesisht vinin si pasojë e mënyrës si Charles ishte rritur.

Në biografinë e shkruar nga ajo, që do të dalë së shpejti për Princin Philip, Ingrid nuk u përmbajt kur erdhi puna për të raportuar disa deklarata të pretenduara nga Princesha e Popullit. Sipas Ingrid, Diana mendonte se e vetmja gjë që Charles mësoi për dashurinë ishte shtrëngimi i duarve. Ingrid pohoi drejtpërdrejt se Charles vuan nga mosshprehja e emocioneve.

Duke folur për fëmijërinë e Charles, Ingrid pretendoi se Diana i tha njëherë asaj se Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth II kurrë nuk i dhanë Charles-it asnjë lloj dashurie. Philip dyshohet se ka marrë pjesë vetëm në dy nga tetë festat e para të ditëlindjes së Charles dhe shpesh ishte larg në det si një oficer detar, sipas Ingrid. Ajo gjithashtu tha në një moment se kur Charles ishte ende bebe, Elizabeth dhe Philip e lanë atë dhe motrën e tij më të vogël, Princeshën Anne, në Angli ndërsa kaluan Krishtlindjet në Maltë.

"Diana tha se nëse Charles do të ishte rritur në mënyrë normale, ai do të ishte në gjendje të përballonte më mirë emocionet e tij dhe të saj. Ajo pranoi se ndjenjat e tij dukej se ishin mbytur që në lindje. Vetëm dadot e tij i treguan afeksion, por kjo, siç shpjegoi Diana, nuk ishte njësoj si puthja dhe përqafimi nga prindërit, gjë që Charles nuk ishte kurrë. Kur ai takonte prindërit, ata nuk përqafonin, por i shtrëngonin duart”, -thotë Ingrid.

Sipas këtyre rrëfimeve, kjo gjë bëri që Charles të mos ishte në gjendje të ishte i lidhur me gruan e tij, një tjetër problem në marrëdhënien e tyre komplekse.

Të këshilluara

Kënga e Dua Lipa-s, kolona zanore e FIFA 21

Së fundmi është zbuluar  kolona zanore zyrtare e ‘EA Sports FIFA 21’ nga Electronic Arts, me pjesëmarrjen e mbi 100 artistëve nga 23 vende. FIFA 21 dhe Volta...

13:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI