Flash

Shpjegimi/ Pse Rama po bën të pakënaqurin me drejtorët e administratës

Lapsi.al 28 September 2020
Shpjegimi/ Pse Rama po bën të pakënaqurin me drejtorët e

Edi Rama ka nisur të flasë më shpesh se sa pak i kënaqur është me të vetët. Në veçanti, pakënaqësinë që ka me drejtorët e administratës shtetërore, e bëri të qartë me drejtuesit politikë të qarqeve të PS-së një javë më parë, kur u kërkoi të heqin nga puna drejtorët, që siç u tha në media kanë pasur “performancë e dobët” apo se “nuk u kanë ofruar shërbime qytetarëve”. Lajtmotivi ishte i njëjtë edhe në mbledhjen që drejtoi në Vlorë, me drejtorët e qytetit, të cilëve u dha ultimatum “për të mos pasur asnjë qytetar të pakënaqur”. Të njëjtin mesazh për zëvëndësimin e drejtorëve, kryesocialisti e ka shpërndarë në thuajse të gjitha bashkitë e vendit që drejtohen nga PS. Prej disa javësh drejtorët e institucioneve janë në alarm, për shkak se mund të shkarkohen nga momenti në moment.

Por sa të vërteta janë shkaqet që jepen për “performancë të dobët në punë” apo për “arrogancën”, apo se “nuk u kanë ofruar shërbime qytetarëve”?

Për të kuptuar sa vlen një drejtor i administratës për Edi Ramën mjafton t’i kthehesh telefonatës së 11 shtatorit të vitit 2016, ku kryeministri flet me Arben Keshin, ish drejtorin e Qendrës së Mbyllur për të Huajt. Keshit kishte marrë përsipër të shpërndante paratë për votat që bliheshin në Maqellarë, por kjo nuk ishte një punë e lehtë. Siç i tregon ai Ramës në telefon, situata ishte acaruar në terren.

Në përpjekje për të ngjallur vlerësimin e kryeministrit për sakrificat që po bënte, Ben Keshi tregoi se 50 vetë e prisnin poshtë hotelit për ta rrahur një natë më parë. Pandjeshmëria e Ramës e kthen bisedën në qesharake. “E ça do të të bënin ty ato?” e pyet kryeministri drejtorin e administratës shtetërore. Ky vazhdon drejt e drejt dhe tregon se 50 veta të bërë bashkë nga Flamur Noka do ta godisnin. Në anën tjetër të telefonit duket se ka vend për humor “Po ku ta del Flamur Noka ty?!” Drejtori ngulmon të qëndrojë te dramatikja. Bashkëpuntorin e tij e kishin rrahur, por Rama e mbyll shpejt e shpejt këtë temë me një “Ç’i do sherret aman” dhe kalon te halli i vet “Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

https://www.youtube.com/watch?v=c9rJM3hRQ3s

Sa më shumë e dëgjon bisedën e përgjuar nga prokuroria, aq më për të qeshur e bën atë mënyra me të cilën Rama e ridikulizon situatën e vështirë ku gjendej vartësi i tij. Kuptohet se drejtori i administratës për shefin e qeverisë vlen më pak se një grusht votash të blera me para. Atë mund ta rrahin, ta dhunojnë e t’i rrezikohet jeta në situatën ku e ka futur veten, por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka “objektivi”, votat, rezultati i zgjedhjeve që duhet arritur me çdo kusht.

Prandaj në prag të fushatës zgjedhore kur në peshore është “objektivi” i 25 Prillit merret me mend vetë sa vlen vendi i punës së drejtorëve të administratës shtetërore kur flitet për përdorimin e tyre për të mbledhur vota në fushatë.

Pak ditë më parë, Lapsi.al solli shembullin e shpërndarjes së një formulari tip për punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial, kur një nga punonjësit e institucionit që nuk pranoi të identifikohej tha se duhej ta plotësonte me detyrim nëse dëshironte të qëndronte në vendin e punës.

Presioni ndaj administratës ka filluar dhe kush nuk bindet, zëvëndësohet nga zanatçinjtë e partive që deri në 25 Prill do të fillojnë nga puna që dinë të bëjnë më mirë, të realizojnë objektivin, se si e bëjnë këtë, përmes presionit apo duke shpërndarë para, kjo nuk ka rëndësi. Dhe për të shtuar presionin e angazhimit në fushatë, Rama do të dëgjohet në vazhdim duke shtuar sulmet ndaj drejtorëve të tij, duke larguar nga puna njëri pas tjetrit dhe duke i zëvëndësuar me marifetçinj si Arben Keshi, që janë të gatshëm për çdo gjë për të arritur objektivin.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI