Flash

Enca: Rashë në dashuri dhe humba miqtë

Lapsi.al 28 September 2020
Enca: Rashë në dashuri dhe humba miqtë

Encës i është dashur që të qëndrojë prej disa ditësh në shtëpi, për shkak të një operacioni që ka kryer në këmbë. Këngëtarja e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të folur me miqtë e saj virtual, të cilët i ka ftuar të ndajnë me të momentet më të mira e të këqija të këtij viti. Ajo ka treguar se ka marrë qindra mesazhe dhe se është emocionuar shumë prej tyre.

“Mesazhet tuaja më bën të përlotem. Jam duke i lexuar të gjitha dhe po përpiqem t’ju përgigjem aq sa të mundem. Faleminderit që ndatë momentet tuaja të mira dhe të këqija”, shkruan Enca.

Më pas ajo ju ka dhënë dhe një mesazh ndjekësve e për të qenë e drejtë me ta vendosi të ndante momentet më të mira e të këqija të saj.

“Unë preferoj që të ndaj vetëm momentet e mia të mira në Instagram, sepse dua që të ndajë vetëm pozitivitet dhe të mbaj mend momentet e bukura, por jeta nuk përbëhet vetëm nga momentet e mira. Kështu që ndonjëherë mendoj se duhet t’i normalizojmë edhe ditët e këqija. Mendojeni jetën si piano ka ditë të bardha dhe të ditë të zeza. Jeta është një piano”, ka shkruar këngëtarja.

Në mes të momenteve të saj më të mira e të këqija, Enca ka treguar se është e dashuruar dhe se ka humbur disa miq fals.

“Kujtimet e mira: Premiera e filmit, eksperienca e parë e madhe si aktore, turneu i filmit në Evropë, emocione të reja. Më shumë kohë për veten time, miqtë dhe familjen për shkak të pandemisë. Ndërtova një shtëpi muzikore, duke prodhuar vetë muzikë. Publikova një hit të madh. Kalova pushime verore të mrekullueshme. Rashë sërish në dashuri

Kujtimet e këqija: Babai im u nda nga jeta. Më është copëtuar zemra nga miqtë dhe lidhja romantike. Humba miqtë fals. M’u desh të ndaloja aktivitetet e mia dhe ngela thuajse pa punë për shkak të pandemisë dhe politikës. Theva këmbën dhe bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe më duhet të pushoj për disa muaj”, ka shkruar Enca.

Kënga më e fundit që ajo ka publikuar është “Break Down” në bashkëpunim me Don Xhonin, që rezultoi një hit i vërtetë për verën e këtij viti.

Të këshilluara

Joaquin Phoenix baba për herë të parë

Ylli i filmit “Joker”, Joaquin Phoenix dhe partnerja e tij, Rooney Mara, janë bërë prindër për herë të parë. Megjithëse ky lajm nuk është zbuluar ende nga çift...

16:43

Chrissy Teigen përfundon në spital

Chrissy Teigen së fundmi ka ndarë me fansat shqetësimet që i ka sjell shtatzania. Chrissy ka postuar video në rrjetin social Instagram,duke u ankuar për gjen...

12:06

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI