Flash

Ç'po ndodh/ Tre lëvizjet që detyruan Ramën të bëjë prapaktheu për Kodin Zgjedhor

Lapsi.al 28 September 2020
Ç'po ndodh/ Tre lëvizjet që detyruan Ramën të
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do të votohen më 1 tetor siç ishte paracaktuar me herët nga PS dhe sikurse e pati konfirmuar edhe Damian Gjiknuri. Mësohet se mazhoranca është tërhequr nga seanca e ditës së enjte kur ishte parashikuar votimi për ndryshimet që përfshinin listat gjoja të hapura (në fakt pothuajse të mbyllura) dhe sidomos çështjen më të debatueshme, atë për heqjen e koalicioneve. Ky vendim duket se është marë pas një trysine që ka ardhur nga tre faktorë. Së pari, mbrëmë në darkë vonë opozita i dha fund rrefuzimit të saj për të përgatitur një draftë të ve♪antë se si mendon ajo të zgjidhen këto dy probleme. Me sa dket kjo kthesë 180 gradë e opozitës ka ardhur pas një dakordësie me ndërkombëtarët. Sot paraditë ambasadorja amerikane, si gjihmonë e kujdesshme për të folur me doreza për qeverinë përmendi nderin për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Lexo me tej:

Shpjegimi/ Pse Rama po bën të pakënaqurin me drejtorët e administratës

“Unë kam folur shumë qartë. 5 qershori është arritur në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Firma ime nuk ndodhet mbi atë letër. Ata që kanë nënshkruar atë letër janë persona përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Kështu që pritja ime është që 5 qershori do të nderohet” theksoi Kim.

Andi Bejtja ironizon keq “NDERIN” e Yuri Kim

Pak më i qartë ishte ambasadori i BE Soreca që me gjithë mendimin pozitiv që ka ndaj kësaj qeverie duhet të zbatojë edhe porositë që i vijnë nga Brukseli. Ndryshe nga Kim ai qe më eksplicit dhe teksoi se bashkëpunimi në Këshillin politik duhet ti paraprijë votimit në parlament.  “Ne [BE] përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e bazuar në rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Po ashtu theksojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kodit Zgjedhor, të cilat shkojnë përtej qëllimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse para se të votohet në Parlament.”

Soreca shigjeton Ramën: Bashkëpunoni në këshill para votimit në parlament

Pas këtyre tre lëvizjeve mazhoranca është justifikuar se votimi nuk do të bëhet në 1 tetor sepse grupi i punës nuk ka mjaftueshëm kohë të shkruajë një dokument gjithëpërfshirës. Pritet që PS të marrë në konsideratë edhe draftin e propozuar nga Partia Demokratike për listat e hapura dhe koalicionet. Por ende nuk mund të thuhet nëse ka ndonjë shpresë që PS të ketë reflektuar për të mos bërë ndryshime të njëanëshme, apo ajo thjesht po fiton kohë për të arritur tek qëllimi i saj. ©LAPSI.al .

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI