Flash

Zbulohet kandidatja e Trump për në Gjykatën Supreme

Lapsi.al 26 September 2020
Zbulohet kandidatja e Trump për në Gjykatën Supreme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump raportohet se dëshiron të emërojë gjyqtaren konservatore, Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme, vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti pritet që ta bëjë këtë njoftim në mbrëmjen e 26 shtatorit. Duke cituar burime që kanë njohuri për këtë çështje, mediat amerikane, përshirë New York Times dhe CNN, kanë raportuar që Trump do ta emërojë Barrett.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha se ka vendosur për emrin që do të dominojë për Gjykatën Supreme, por nuk tregoi se për cilin kandidat bëhet fjalë.

Trump dhe republikanët në Senat janë zotuar se do të gjejnë zëvendësuesen e gjyqtares, Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja liberale që vdiq në moshën 87-vjeçare më 18 shtator.

Vdekja e Bader Ginsburg i jep mundësi republikanëve që të zgjerojnë shumicën e tyre konservatore në këtë gjykatë në 6 me 3, në kohën kur vendi është thellësisht i ndarë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Gjykatësit e Gjykatës Supreme kanë mandat të përjetshëm dhe marrin vendime për çështje të ndjeshme politike, prej abortit dhe migracionit deri për çështjet e të drejtave civile dhe ligjeve për armët.

Demokratët, përfshirë edhe kandidatin presidencial, Joe Biden, kanë argumentuar se zëvendësi i Ginsburg, duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve presidenciale.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI