Flash

Pas lajmeve për një romancë me një prej të arrestuarve, reagon Fjolla Morina

Lapsi.al 26 September 2020
Pas lajmeve për një romancë me një prej të arrestuarve,

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës.

Pas një kontrolli në makinë, Fjollës iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak.

Këngëtarja shoqërohej nga dy persona, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Teksa Fjolla u la në arrest shtëpie në Kukës, dy djemtë 29-vjeçarë janë lënë në arrest me burg.

Sot, mediat po vlojnë nga lajmi se në fakt Fjolla dhe Fisnik Syla kishin nisur prej pak kohësh një romancë.

Madje, bëhet e ditur se biznesmeni është pikërisht personi që i ka dhuruar këngëtares makinën Audi Q7.

Kujtojmë se Fisnik Syla është djali i biznesmenit të njohur shqiptar nga Kosova Agim Syla. Ata kanë në Belgjikë një rrjet prej 5 hotelesh, në zonën e Sint-Niklaas, ndërsa vet Fisniku është president i ekipit të futbollit FC Gerda Waasland.

Pas këtyre lajmeve, Fjolla e cila po qëndron në një shtëpi në Kukës bashkë me vajzat e saj, ka reaguar nëpërmjet një statusi në InstaStory, duke mohuar lidhjen intime me këtë person.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik, çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në njëfarë pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjëra që dhe unë s’i dija! Por të shkruani me emër e mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër! Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë “show”. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë!”- përfundon Fjolla.

Të këshilluara

Stresi rezulton pozitiv me Covid-19

Vetëm pak minuta më parë, reperi i njohur Stresi ka lajmëruar ndjekësit e tij në rrjete sociale se ka kryer tamponin për Covid-19. Madje, përgjigjia e tij e ka...

19:18

Elinel humb të atin, shkak Covid-19

Reperi shqiptar Elinel ditën e djeshme ndau me ndjekësit në rrjete sociale lajmin më të hidhur të jetës, se babai i tij kishte ndërruar jetë. Ai publikoi në Ins...

14:27

Brenda arrestit shtëpiak të Fjolla Morinës

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave. Historia e këngëares nisi pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, s...

13:15

Loredana sjell këngën me Delara-n (Video)

Fillimisht ajo u largua nga rrjetet sociale pa ndonjë shpjegim, ku më pas ajo u rikthye me plot të reja. Bëhet fjalë për albumin e parë të saj “Medusa”, ...

16:22

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI