Flash

Në ditën më të lumtur, Gashi mer lajmin më të trishtë

Lapsi.al 26 September 2020
Në ditën më të lumtur, Gashi mer lajmin më të

Gashi do të performojë sot këngën e tij “Mama” së bashku me Sting në një nga spektaklet më të ndjekura në Amerikë, The Tonight Show Starring Jimmy Fallon. Pavarësisht se 25 shtatori duhej të ishte një ditë e madhe për reperin me origjinë shqiptare, ai është zgjuar me një lajm shumë të trsihtë.

Gashi ka marrë në mëngjes një mesazh se një nga miqtë e tij më të mirë është ndarë nga jeta. Ai ka treguar se kjo ngjarje i shkatërroi ditën e tij të madhe dhe se ndihet shumë keq. Gashi shprehet se ka mbetur i shokuar dhe se do të donte shumë që e gjithë kjo të ishte një makth për të.

“Isha shumë i lumtur këtë mëngjes dhe më pas mora një mesazh të tmerrshëm se humba një nga miqtë e mi, që ishte një njeri shumë special. Ishte një nga miqtë e mi më të mirë! Do të përpiqem të jem pozitiv sot, për shkak të spektaklit, por dua që ju të luteni. Shfaqja e tij e fundit, ishte shfaqja ime”, thotë reperi në një video.

“Më është thyer zemra Noah, do më mungosh shumë! Jam i shokuar, sepse supozohej që kjo të ishte një ditë e madhe për mua dhe do të doja shumë që kjo të ishte thjesht një makth e të zgjohesha”, ka shkruar më pas ai.

Të këshilluara

Loredana sjell këngën me Delara-n (Video)

Fillimisht ajo u largua nga rrjetet sociale pa ndonjë shpjegim, ku më pas ajo u rikthye me plot të reja. Bëhet fjalë për albumin e parë të saj “Medusa”, ...

16:22

Demi Lovato i jep fund fejesës 6-mujore

Demi Lovato është ndarë nga partneri i saj Max Ehrich, 6 muaj pas fejesës. Çifti, i cili njoftoi fejesën në korrik pas katër muajsh, po bëjnë një pushim në mar...

12:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI