Flash

Genta Ismajli rrëfen të gjitha detajet e mardhënies me Usta

Lapsi.al 26 September 2020
Genta Ismajli rrëfen të gjitha detajet e mardhënies me Usta

Sot mbushen plot 1 vit nga dita kur Genta Ismajli dhe biznesmeni turk i dhanë zemrat njëri-tjetrit për të jetuar një histori të bukur dashurie. Në një intervistë për “revistwho.com”, këngëtarja shqiptare ka rrëfyer gjithçka për lidhjen me djalin, me të cilin ka rënë në dashuri kokë e këmbë.

Genta ka treguar se ata janë ndeshur fare rastësisht bashkë dhe se më pas i ka ndihmuar “google translate” dhe nëna e këngëtares për t’u njohur më tepër.

“Ishim për një darkë me miq të përbashkët në një restorant në Kosovë. Aty u pamë dhe komunikuam për herë të parë… Duhet të jemi parë me njëri-tjetrin për 10-15 minuta, më pas ai nisi të bëjë një trëndafil me letër, me pecetë. U çua në këmbë dhe ma dhuroi në mes të një tavoline mbushur plot me miq të njohur dhe të panjohur dhe unë e pranova. Po atë natë Usta kishte ditëlindjen dhe në momentin kur erdhi torta më kërkoi të ulesha pranë tij, ‘dua të të jap një copë tortë’ ma bëri me shenja. Aty nisëm të bisedonim, më dha numrin e telefonit dhe filluam të komunikonim me mesazhe”, ka treguar këngëtarja shqiptare.

Ajo ka shtuar se puna për një film për Adem Jasharin e solli asokohe Ustën në Kosovë dhe producentin e filmit ata e kishin mik të përbashkët.

“Mua më pëlqeu energjia atë mbrëmje kështu që vendosa që të njëjtët njerëz t’i ftoja për darkë sërish të nesërmen. Kur hyra në restorant ditën tjetër, Usta më kishte blerë lule natyrale dhe m’i kishte lënë në pjatë. Të gjithë më thonin këto lule janë për ty, ky është vendi yt dhe unë e kuptova që ato lule ishin prej tij. Pastaj kemi nisur sërish të flasim, pyetja e parë që më bëri atë ditë ishte nëse kisha apo jo të dashur. Edhe pse nuk kuptoheshim mirë, pas as ai s’dinte anglisht dhe as unë turqisht, i thashë jo. Ai e keqkuptoi, mendoi se kisha dhe ia sqarova pastaj me gjeste. Prej asaj dite kemi nisur të komunikojmë me google translate”, ka thënë Genta.

Duke qenë se jetojmë në epokën digjitale, ajo ka shpjeguar se për ta nuk ishte fare e vështirë të komunikonin në këtë mënyrë.

“Nuk ka qenë fare i vështirë. Asnjëherë nuk na kishte ndodhur, as mua, as atij, të flisnim me dikë me google translate. Tani kemi mësuar pak nga gjuhët e njëri-tjetrit dhe komunikimi është bërë më i thjeshtë. I kam mësuar dhe pak shqip”, është shprehur Ismajli.

Këngëtarja nuk ka harruar të shtojë se nëna e saj ka qenë arsyeja që ata janë lidhur më shumë, pasi ajo di turqisht dhe i ka ndihmuar në hapat e parë me përkthimin. Për sa i përket dasmës, Genta ka thënë:

“E bisedojmë shpesh pjesën e martesës. Do kisha deshirë të realizohej në datën 25 shtator, ditëlindjen e tij, pasi në atë datë nisi gjithçka. Megjithatë unë ende po pres propozimin e Ustës, ndoshta vitin e ardhshëm kemi dasmë”.

Revista Who

Të këshilluara

Elinel humb të atin, shkak Covid-19

Reperi shqiptar Elinel ditën e djeshme ndau me ndjekësit në rrjete sociale lajmin më të hidhur të jetës, se babai i tij kishte ndërruar jetë. Ai publikoi në Ins...

14:27

Brenda arrestit shtëpiak të Fjolla Morinës

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave. Historia e këngëares nisi pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, s...

13:15

Loredana sjell këngën me Delara-n (Video)

Fillimisht ajo u largua nga rrjetet sociale pa ndonjë shpjegim, ku më pas ajo u rikthye me plot të reja. Bëhet fjalë për albumin e parë të saj “Medusa”, ...

16:22

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI