Flash

Gabriel Garko pranon publikisht orientimin seksual: Jam gay

Lapsi.al 26 September 2020
Gabriel Garko pranon publikisht orientimin seksual: Jam gay

I ftuari special i mbrëmjes së kaluar në “Grande Fratello VIP” në Itali ishte aktori i njohur Gabriel Garko, emri i vërtetë i të cilit është Dario Oliviero.

Garko realizoi një takim me ish-partneren e tij, aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ishte i fejuar nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Aktori kishte shkruar një letër për Adua-n, ku foli për marrëdhënien e tyre dhe faktin që tashmë kishte gjetur veten dhe kërkonte të jetonte i lirë.

Megjithëse nuk e tha në mënyrë të drejtpërdrejtë, Garko la të kuptohet para kamerave se po fliste për seksualitetin e tij.

“Të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda [emri i vërtetë i Adua-s], ti kurrë nuk më ke thirrur Dario [emri i vërtetë i Gabriel Garko-s] apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të vijnë si surprizë për ty, jo sepse ti nuk e di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu.

Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur…të bukur, por përrallë. Dhe në përralla ka nga ata që dëgjojnë, nga ata që shkruajnë dhe nga ata që i interpretojnë. Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda teje. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja gjërat e mia? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.”- rrëfeu aktori mes emocionesh.

Mes emocioneve, Gabriel Garko rrëfen se është gay. Gjithashtu, Garko pranoi se vetëm tashmë kishte mundur të ishte i lirë nga karakteri që e kishte mbërthyer prej vitesh, të cilit iu referua me “sekreti Pulcinella”. Në kulturën napolitane, ky karakter hiqet sikur s’di asgjë kur në fakt di shumë gjëra, apo e anasjellta.

Kur u pyet nga moderatori se ç’nënkupton sekreti Pulcinella, aktori u shpreh:

“Nuk mendoj se ka nevojë për shumë shpjegime. Jemi në 2020-n.”

Për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë edhe njëherë nga goja e tij këtë “sekret”, Gabriel Garko do të jetë i ftuar në një intervistë për të vërtetën me Silvia Toffanin, më datën 3 të muajit tetor.

Të këshilluara

Loredana sjell këngën me Delara-n (Video)

Fillimisht ajo u largua nga rrjetet sociale pa ndonjë shpjegim, ku më pas ajo u rikthye me plot të reja. Bëhet fjalë për albumin e parë të saj “Medusa”, ...

16:22

Demi Lovato i jep fund fejesës 6-mujore

Demi Lovato është ndarë nga partneri i saj Max Ehrich, 6 muaj pas fejesës. Çifti, i cili njoftoi fejesën në korrik pas katër muajsh, po bëjnë një pushim në mar...

12:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI