Flash

Kim Jong-un i penduar për vrasjen e zyrtarit të Koresë së Jugut: Nuk duhet të kishte ndodhur

Lapsi.al 25 September 2020
Kim Jong-un i penduar për vrasjen e zyrtarit të Koresë së

Lideri verikorean, Kim Jong-un ka bërë një kërkim falje të rrallë për vrasjen e një zyrtari të Koresë Jugore, është thënë në njoftimin e Zyrës Presidenciale jugkoreane.

Kim është raportuar t’i ketë thënë homologut të tij jugkorean, Moon Jae-in se incidenti nuk do të duhej të ndodhte, transmeton BBC.

Koreja Jugore ka thënë se 47-vjeçari dyshohet se ka qenë duke tentuar që të ikë nga Koreja Veriore kur është gjetur nga trupat, në ujërat e verikorean.

Ai më pas është qëlluar për vdekje dhe trupi i tij është djegur, sipas Seulit.

Kufiri në mes të dy Koreve është tejet i kontrolluar dhe Koreja Veriore besohet të ketë zbatuar politikën “të shtëna për vdekje”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në këtë shtet.

Sipas një zyrtari, kërkimfalja ka ardhur përmes një letre që i është dërguar presidentit Moon Jae-in, duke pranuar se incidenti nuk do të duhej të ndodhte.

Kim ka ndjerë “shumë keqardhje” për “zhgënjim” të presidentit jugkorean, ka raportuar agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Shtëpinë e Kaltër.

Koreja Veriore ka bërë të ditura edhe detaje tjera të incidentit, duke thënë se viktima është vrarë me 10 të shtëna.

Aty është sqaruar se nuk është djegur trupi i viktimës, mirëpo “materiali përcjellës”, që ka bartur atë, ka thënë drejtori i Koresë Jugore për Siguri Kombëtare, Suh Hoon./REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI