Flash

Sharon Stone: Kush është aktori që puth më mirë

Lapsi.al 24 September 2020
Sharon Stone: Kush është aktori që puth më mirë

Ylli i Hollivudit Sharon Stone ka treguar emrin e një aktori të njohur që puth më mirë nga të gjithë.

E ftuar në Watch What Happens Live me Andy Cohen të martën në mbrëmje, ajo tregoi se cila nga puthjet skenike që ka dhënë ndër vite, ishte puthja më e mirë.

Stone ka punuar me disa nga yjet më të mëdhenj në Hollywood gjatë karrierës së saj të gjatë, si Michael Douglas, Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone, por mashkulli që ajo tha se puthte më e mirë, mund të jetë një surprizë për ju.

“Epo, Robert De Niro ishte puthja më e mirë”, tha Stone, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një fans.

Ndërsa Stone tregonte për puthjen e saj me kolegun në filmin “Casino”, ajo tregoi se zgjedhja e saj mund të ketë të bëjë me respektin e jashtëzakonshëm që kishte për De Niro-n si aktor.

“Ishte aktori që unë admiroja më shumë dhe thjesht doja të ulesha përballë tavolinës së Robert De Niros”.

“Dhe ndoshta për faktin se e vlerësoja atë në mënyrë të jashtëzakonshme, kisha respekt të madh dhe ishte kulmi i momentit të puthjes për mua. Kishte shumë gjëra që lidheshin me të”, tha Stone.

“Nuk e di nëse mund të krahasoj diçka tjetër me të”, tha Stone. “Çdo gjë tjetër ishte “pff”.

Të këshilluara

Çagatay Ulusoy feston ditëlindjen (FOTO)

Çagatay Ulusoy  ka festuar ditëlindjen e tij të 31-të. Ai ka postuar një foto në Instagram, ku shihet me look-un e ri me flokë të gjata dhe duke i fryrë qiri...

13:40

Ç'po ndodh mes Brad dhe Jennifer

Ka kaluar një javë nga momenti kur Jennifer Aniston dhe Brad Pitt fituan vëmendjen e të gjithëve me shfaqjen e tyre në “Fast Times at Ridgemont High”. Pavarësis...

12:35

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI