Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

"Ligji i Tërheqjes", ku besojnë më shumë yjet hollivudian

Lapsi.al 24 September 2020
"Ligji i Tërheqjes", ku besojnë më shumë yjet

Ligji i Tërheqjes i referohet tërheqjes në realitet të gjërave, tek të cilat përqëndrohemi më shumë. Ata që besojnë në Ligjin e Tërheqjes kanë kryesisht mendime pozitive dhe në këtë mënyrë tërheqin dhe përvojat pozitive.

Ka shumë njerëz, të cilët nuk besojnë në Ligjin e Tërheqjes, por yjet e mëposhtëm e bëjnë këtë me gjithë zemër. Këta aktorë, këngëtarë, njerëz të biznesit dhe yje të sportit besojnë në fuqinë e të menduarit pozitivisht.

Beyonce: Gjithmonë e fokusuar

Njerëzit që besojnë në Ligjin e Tërheqjes mbajnë pas vetes diçka fizike, e cila i ndihmon ata të ngurtësojnë vizionin e tyre dhe ta imagjinojnë më qartë atë që duan. Beyonce nuk ka folur drejtpërdrejt për përdorimin e këtij ligji, por kjo është nënkuptuar. Një një intervistë për “60 Minutes”, ajo zbuloi se mban në dhomën e saj kudo që të jetë një foto nga Academy Award dhe, në këtë mënyrë, mban gjithë kohën në mendje qëllimet dhe vizualizon arritjet e saj. Kujtojmë se filmi i saj “Dreamgirls” është nominuar në disa Academy Awards dhe ka fituar dy prej tyre.

Kanye West: Fansi numër një i vetes

Bota e cilëson Kanye West si arrogant dhe egoist. Të gjithë duhet ta pranojnë se suksesi i tij dhe figura e tij ikonike ka ardhur si rrjedhojë e aftësive të tij për të besuar në vetvete dhe për të qenë tifozi më i madh i vetes së tij. “Unë jam një prodhim i imi. E mendoja se isha reperi më i mirë në botë. U ula e mendova dhe pastaj u bëra Kanye West”. Ai mund të mos i përdorë fjalët “Ligji i Tërheqjes”, por është e qartë që kjo është pikërisht ajo që po bënte ai.

Katty Perry: Mbretëresha e bordit të vizualizimit

Katy Perry di gjithçka për fuqinë e vizualizimit dhe bordeve të vizionit, për t’ju ndihmuar të drejtoni fokusin tuaj. Në një intervistë me MTV në vitin 2009, ajo shpjegoi se kur ishte e vogël, mësuesi i saj tha në klasë që të gjithë duhet të krijonin bordet e tyre të vizionit, ku do të vendosnin fotografi të gjërave të cilat ata i aspironin në jetë. Perry vendosi një foto të yllit të ndjerë të popit Selena duke mbajtur çmimin e saj Grammy, duke shpresuar se dhe ajo do ta fitonte këtë çmim një ditë. Në vitin 2017, Katy Perry është nominuar për 13 Grammy Awards. Thuhet se edhe nëse Ligji i Tërheqjes nuk ju sjell pikërisht atë që dëshironi për një kohë të gjatë, ju do e kuptoni që po funksionon kur gjëra të ngjashme fillojnë të shfaqen në jetën tuaj. Katy Perry mund të mos ketë marrë çmimin Grammy, por ka pesë American Music Awards, pesë MTV Video Music Awards dhe pesë Billiboard Music Awards.

Lady Gaga: Fama qëndronte brenda saj

Superylli Lady Gaga është një tjetër adhuruese e Ligjit të Tërheqjes, këtë e praktikonte duke përdorur meditime dhe pohime. Kur ishte artiste në përpjekje për të siguruar jetesën në skenën e një klubi nëntokësor të Nju-Jorkut, ajo përqëndrohej në gjërat që dëshironte dhe përdorte fjalë specifike, të cilat e ndihmonin trurin e saj të mendonte se ajo gjë ishte reale. “Muzika është jeta ime, muzika është jeta ime. Fama është brenda meje, unë do të bëj rekord me hitet e mia. Dhe kjo është një gënjeshtër, ju i thoni vetes një gënjeshtër çdo ditë dhe pastaj një ditë gënjeshtra është e vërtetë.”

Conor McGregor: Rëndësia e mirënjohjes

Luftëtari i UFC e jeton jetën e tij bazuar në nocionin e mirënjohjes. “Ju duhet ta vlerësoni mjedisin që ju rrethon dhe duhet të jeni mirënjohës për të. Në këtë mënyrë gjërat e mira vijnë tek ju”,- thotë McGregor. Ai ka folur gjithashtu se duhet të besoni tek ajo gjë që dëshironi dhe ta trajtoni atë si ekzistente. “Nëse vërtet besoni në të dhe bëheni një me të, ju po krijoni Ligjin e Tërheqjes dhe ai do të bëhet realitet”.

Will Smith: Princi i Universit

Will Smith nuk e përdor ligjin e tërheqjes pa dijeni. Ai e kupton shumë mirë se si funksionon dhe harxhon shumë kohë duke e përhapur mesazhin në mijëra dëgjues. “Ne të dy besojmë me gjithë zemër, se mendimet tona, ndjenjat tona, ëndrrat tona, idetë tona janë fizike në univers. Nëse ëndërrojmë diçka, nëse fotografojmë diçka, angazhohemi për të, është një shtytje fizike drejt realizimit të saj.”

Smith thotë se ne duhet të komandojmë dhe të kërkojmë gjë, gjithësia të bëhet ajo që do donim të ishte. Me një karrierë të gjatë dhe një familje të bukur, Smith është mjaft i mirë në kërkimin e gjërave nga Universi.

Steve Harvey: Fansi më i madh i Ligjit

Një nga të famshmit që mbron në mënyrë aktive Ligjin e Tërheqjes është komediani, aktori dhe personaliteti televiziv Steve Harvey. Ai përdor platformën e tij për të rritur ndëgjegjësimin rreth fuqisë së mendimit, gjithashtu është tifoz i madh i librit “Sekreti”. Libri bazohet në Ligjin e Tërheqjes dhe sesi ky parim, pasi ta zotëroni atë, mund t’ju ndihmojë të gjeni pasuri, lumturi, shëndet më të mirë dhe çfarëdo që të kërkoni. Për më tej mund të shihni shpjegimet e Harvey-t rreth këtij femomeni në Youtube.

Të këshilluara

Çagatay Ulusoy feston ditëlindjen (FOTO)

Çagatay Ulusoy  ka festuar ditëlindjen e tij të 31-të. Ai ka postuar një foto në Instagram, ku shihet me look-un e ri me flokë të gjata dhe duke i fryrë qiri...

13:40

Ç'po ndodh mes Brad dhe Jennifer

Ka kaluar një javë nga momenti kur Jennifer Aniston dhe Brad Pitt fituan vëmendjen e të gjithëve me shfaqjen e tyre në “Fast Times at Ridgemont High”. Pavarësis...

12:35

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI