Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

"Social Dilemma", seriali më i sugjeruar në Netflix

Lapsi.al 23 September 2020
"Social Dilemma", seriali më i sugjeruar në Netflix

Nëse jeni në dilemë se çfarë do të shihni sonte mbrëma në Netflix, përgjigjja është "Social Dilemma". Një film që nxjerr në pah shqetësimet e ish-punonjësve të kompanive të mëdha teknologjike, të cilët thonë se mediat sociale po dëmtojnë sensin e realitetit. “Social Dilemma” u kërkon shikuesve të rivlerësojnë marrëdhëniet e tyre me teknologjinë.

Problematika më e madhe që trajtohet në këtë dokumentar është cënimi i privatësisë. Ne dëshirojmë komunikimin me njerëz anë e mbanë botës, dëshirojmë të ndajmë opinionet, fotot, videot me miqtë tanë, por pyetja që lind është sa të sigurta janë këto "mure virtuale"? (pasi të shihni këtë dokumentar, do kuptoni që nuk janë aspak). Faqe të ndryshme sociale mund të na kërkojnë që të zbardhim informacionet tona personale dhe kjo është pikërisht ajo që mund të bëjë secilin nga ne të prekshëm nga krime, siç është vjedhja e identitetit.

Personazhi kryesor në këtë dokumentar është Tristan Harris, ish-punonjës i dizajnit etik në Google, i cili thotë se tashmë media sociale nuk është më një mjet për t’u përdorur nga njerëzit. Ai shpjegon se mediat sociale kanë qëllimet e tyre dhe i ndjekin ato duke përdorur psikologjinë e përdoruesve kundër tyre.

Josheni për orë të tëra në rrjete sociale? Ky është manipulim. Nuk kemi më një mjedis të bazuar në mjete teknologjike, po një mjedis të bazuar në varësi dhe manipulim. Sipas argumenteve që qarkullojnë përgjatë dokumentarit, duket se mosha 12 deri 18 vjeç është epiqendra e vëmendjes për dizajnuesit e këtyre mediave sociale. Ju prindër e keni vënë re që fëmija juaj qëndron për orë të tëra përpara telefonit apo tabletit dhe tashmë jo në video-lojëra, por në rrjete të ndryshme sociale. Videot, fotot apo imazhet që qarkullojnë në këto media sociale janë përthithëse të vëmendjes së fëmijës. Është për t’u shqetësuar fakti që këto rrjete sociale pengojnë formimin e vetëbesimit të fëmijëve. Sipas tyre, çdo gjë konceptohet përmes filtrave. Fëmijët zhgënjehen kur përballen me realitetin dhe kjo ka ndikuar në rritjen e depresionit dhe ankthit tek ata.

Pas të gjitha argumenteve që jepen për mënyrën se si media sociale po ndikon te njerëzimi, ka dhe disa sugjerime apo rekomandime se si t’i vendosim nën kontrollin tonë këto rrjete sociale:

- çaktivizoni njoftimet,

- çinstaloni aplikacione të panevojshme që ju bëjnë të humbni kohën,

- kontrolloni faktet dhe burimet në informacione të ndryshme dhe

- ndiqni njerëz me pikëpamje të ndryshme nga ju.

Të këshilluara

Arbenita Ismajli: Më kanë përdorur

Arbenita Ismajli është një ndër emrat më të lakuar në media që prej bërjes publike të lidhjes së saj me reperin Fero.Si “Tom dhe Xherri”, telenovela e tyre e da...

13:24

Sophia Loren i rikthehet aktrimit

Aktorja italiane, Sophia Loren, do të luajë në një film artistik për herë të parë pas shumë kohësh shkëputje nga aktrimi. Sophia do të luajë pjesën kryesore ...

13:14

Loredana bën paqe me çiftin zvicerian

Nuk e dimë mënyrën si, por Loredana Zefi tregoi mbrëmjen e kaluar se i rregulloi marrëdhëniet me zviceranen Petra Valais.Ajo publikoi një foto të datës 01.09.20...

12:56

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI