Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Loredana bën paqe me çiftin zvicerian

Lapsi.al 23 September 2020
Loredana bën paqe me çiftin zvicerian

Nuk e dimë mënyrën si, por Loredana Zefi tregoi mbrëmjen e kaluar se i rregulloi marrëdhëniet me zviceranen Petra Valais.Ajo publikoi një foto të datës 01.09.2020, nga një “video call” me zonjën në fjalë, teksa shfaqeshin duke buzëqeshur.

Sakaq, në rrjet po qarkullon edhe një video nga takimi i Loredanës me Petrën në një restorant, ku shihen duke folur e buzëqeshur .

Pavarësisht këtyre postimeve, ndjekësit ende besojnë se ka diçka që nuk shkon në këtë histori.Në postimin e Loredanës në Instagram kanë vërshuar komentet kundër saj, ku ndjekësit shprehen se Loredana ende “po mashtron” për gjithçka që ka ndodhur.Ata besojnë se reperja e ka paguar zonjën Petra që të heshtë për të mos i prishur më shumë imazhin, ndërsa të tjerë shprehen se ato po shtiren.

“Ajo që ke bërë nuk harrohet”- janë fjalët që i drejtohen Loredanës, ndërsa të tjerë kanë vazhduar me fushatën #stillboycottloredana.

Kujtojmë se Loredana u akuzohua se i ka zhvatur 700,00 franga çiftit Valais, të cilët thanë se 24-vjeçarja është shtirur si “Anna Landmann”, një vajzë e e avokatit të Zyrihut, Valentin Landmann.Çështja u bë publike vitin e kaluar, pasi shtëpia e Loredanës u bastis nga autoritet dhe llogaria saj bankare u  bllokua.Në një konferencë shtypi të mbajtur në Prishtinë në maj 2019, ajo paraqiti pikëpamjen e saj për këtë çështje, duke thënë se : “ Unë jam e pastër. Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka kërcënim, as ka qenë mashtrim.”Zvicerianët në fillim të korrikut kanë dhënë një interviste për “20 Minuten”, ku janë shprehur se të ardhurat e saj që prej asaj kohe janë përkeqësuar ndjeshëm. Petra dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh, duke e patur të pamundur të paguajnë shpenzimet edhe për funeralin e të ëmës.Këto të fundit sipas tyre shkonin dikur tek 3700 euro dhe çifti është shprehur se nuk kishte të paguante, pasi nuk ka patur asnjë lloj kursimi.

Të këshilluara

Ndërron jetë mamaja e Sylvester Stallon

Nëna e Sylvester Stallone, Jackie Stallone, ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare. Jackie, e njohur si astrologe dhe një mundëse kur ishte e re  u shfaq në “...

10:35

Vendoset arrest shtëpie për Fjolla Morinën

Gjykata e Kukësit ka lënë në arrest shtëpie Fjolla Morinën, që akuzohet për “trafikim të armëve dhe municionit”. Pavarësisht se prokuroria kërkoi në fillim “arr...

16:42

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI