Flash

Libani tronditet nga një tjetër shpërthim

Lapsi.al 23 September 2020
Libani tronditet nga një tjetër shpërthim

Një tjetër shpërthim tronditi sot Libanin jugor. Disa burime thanë se shpërthimi i sotëm ishte shkaktuar nga një 'gabim teknik' dhe si pasojë kishte një numër të lënduarish, megjithëse zyrtarët e Hezbollahut (parti politike dhe grup militant me seli në Liban) nuk kanë konfirmuar të ketë pasur viktima. Një burim ushtarak tha se informacioni paraprak tregoi se shpërthimi ndodhi në një qendër të Hezbollahut që përmban municione në periferi të fshatit Ain Qana, i ndodhur rreth 50 km në jug të Bejrutit. Ky shpërthim vjen shtatë javë pas shpërthimit masiv në portin e Bejrut.

 Ambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi dëme të kufizuara materiale.

Qeveria dha dorëheqjen pas shpërthimit të parë që vrau gati 200 njerëz, plagosi 6.500 të tjerë dhe shkatërroi pjesë të mëdha të portit të qytetit. Shpërthimi e ka zhytur vendin në krizën më të rëndë që nga fundi i luftës civile 1975-1990. Autoritetet libaneze kanë hedhur poshtë thirrjet për një hetim të huaj mbi shpërthimin, duke favorizuar një hetim lokal që deri më tani ka çuar në arrestimin e 25 personave.

Përpjekjet për të formuar një qeveri të re kanë rezultuar të pafrytshme deri më tani.

Përpjekjet për të formuar një qeveri të re kanë rezultuar të pafrytshme deri më tani.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI