Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Fjolla Morina rikthehet me buzëqeshje në rrjetet sociale

Lapsi.al 23 September 2020
Fjolla Morina rikthehet me buzëqeshje në rrjetet sociale

Pasi iu dha masa e arrestit të shtëpisë Fjolla Morina është rikthyer në rrjetet sociale. Ajo ka postuar disa video në Instastory, ku shihet së bashku me vajzën e saj të vogël Alayah.

Këngëtarja duket në formë të mirë, e grimuar dhe e buzëqeshur, duke lënë të kuptohet se po mundohet ta kalojë këtë periudhë të vështirë sa më lehtë.

Fjolla tashmë do jetojë në një shtëpi që do e marrë me qira pranë Gjykatës në qytetin e Kukësit.

Kujtojmë se Fjolla akuzohet për “trafikim të armëve dhe municionit”. Pavarësisht se prokuroria kërkoi në fillim “arrest me burg” për këngëtaren, gjyqtarja Merita Karaj ka vendosur arrest shtëpie për të.

Por i çuditshëm është fakti që për dy djemtë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, të cilët shoqëronin Fjollën dhe nuk kishin gisht në armët që ajo posedonte, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Seanca e djeshme për vendosjen e masës së sigurisë nisi në orët e para të mëngjesit dhe përfundoi pak minuta më parë pas sorollatjeve për vërtetimin e shtatzënisë së Fjolla Morinës. Pak pas shoqërimit në polici, pas një kontrolli gjinekologjik, këngëtarja rezultoi se ishte 2-muajshe shtatzënë dhe ajo e vërtetoi këtë me një eko.

Mirëpo në fund, pas një rikontrolli rezultoi se ekoja ishte false dhe se Fjolla nuk ishte shtatzënë. Këngëtarja u përpoq ta përdorte këtë si pretekst për t’i shpëtuar burgut dhe ja arriti sërish qëllimit të saj duke ju caktuar masa arrest shtëpie.

Avokatja e Fjolla Morinës deklaroi ditën e djeshme se armët e gjetura në çantën e këngëtares nuk ishin armë zjarri, sepse njëra prej tyre ishte çakmak, ndërsa tjetra pistoletë për t’u mbrojtur nga qentë dhe kafshët e egra.

Të këshilluara

Arbenita Ismajli: Më kanë përdorur

Arbenita Ismajli është një ndër emrat më të lakuar në media që prej bërjes publike të lidhjes së saj me reperin Fero.Si “Tom dhe Xherri”, telenovela e tyre e da...

13:24

Sophia Loren i rikthehet aktrimit

Aktorja italiane, Sophia Loren, do të luajë në një film artistik për herë të parë pas shumë kohësh shkëputje nga aktrimi. Sophia do të luajë pjesën kryesore ...

13:14

Loredana bën paqe me çiftin zvicerian

Nuk e dimë mënyrën si, por Loredana Zefi tregoi mbrëmjen e kaluar se i rregulloi marrëdhëniet me zviceranen Petra Valais.Ajo publikoi një foto të datës 01.09.20...

12:56

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI