Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Vipat që bënë gabimin fatal dhe përfunduan në burg

Lapsi.al 22 September 2020
Vipat që bënë gabimin fatal dhe përfunduan në burg

Të jesh personazh publik shoqërohet me kosto të shumta. Jeta private nuk do të jetë me e tillë, përpos ndodhive të tjera. Duke marr shkas nga arrestimi i këngëtares Fjolla Morina pasditen e së shtunës, më poshtë do të gjeni disa personazhë të tjerë, të cilët kanë patur të njëjtën histori, atë të qëndrimit në qeli, ama historitë ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Hermes Nikaj

Hermes Nikaj i njohur ndryshe me epitetin ‘Zogu i Tiranës’ kaloi disa ditë në burgun e Tiranës. Mbi të rëndun akuzat e prositucionit dhe sipas të dhënave policore ai siguronte vajzat për klientë në hotele dhe banesa të ndryshme në kryeqytet, deri në 20 mijë lekë për dy orë. Hermes Nikaj u arrestua në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës së bashku me një 47-vjeçar nga Laçi.

Oriola Marashi

Do të qe data 8 Shkurt kur në makinën e modeles seksi do të gjendej nga policia lëndë narkotike. Nga burime pranë Policisë së Shtetit në automjetin në të cilin udhëtonte Oriolës do ti bllokohej 1.9 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Emri i njohur i ekranit shqiptar sipas policisë është referuar për hetim sipas akuzës nga neni 283/1. Burime zyrtare pranë policisë thanë se Oriola Marashi u ndalua ishte e shoqëruar nga J. Kurti dhe E. Krasniqi. Mësohet se modelja ka thënë për efektivët që lënda narkotike është për përdorim vetjak dhe se ajo është përdoruese prej rreth një viti. Madje Oriola ka nënvizuar se shoqëruesit e saj në makinë nuk dinin gjë për këtë.

Stresi

Këngëtari është një prej emrave më të lakuar për sa i përket arrrestimeve. Mund të numërojmë pothuajse mbi 2-3 arrestime të Stresit,me akuzat e shkeljes së rregullave të qarkullimit, arriti të arratisej nga ambientet e rajonit të policisë së Tiranës dhe më e fundit ishte arrestimi ku u kap në një prej hoteleve të Tiranës me akuzën e “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Noizy

Konflikti dhe rivaliteti me grupin nga Prishtina, "Babastars" ka përfunduar në shkëmbime zjarri disa vite më parë me grupin e Noizyt të quajtur "OTR". Rreperi shqiptar u shoqërua nga policia e kosovës për shkak të një video të publikuar në rrjetet sociale ku shihej duke qëlluar me armë.Noizy u dënua nga gjykata e Prishtinës me 2 mijë euro gjobë. Së fundmi ai e ka cilësuar këtë sherr si një nga më të turpshmit në jetën e tij. Në një intervistë ai është shprehur se nuk do të ketë më ndodhi të tilla.

Ledri Vula

Këngëtari i njohur ka patur probleme me aturoritetet e drejtësisë për shkak të një konflikti të ndodhur mes tij dhe Krenar Çoçaj (i besuar si i dashuri i Luana Vjollcës). Ledri nuk u dënua pasi në këtë rast ishte viktima ama prolemet me drejtësinë nuk i munguan.

Stine

Pas garës së Këngës MAgjike, për arsye të pikëve Stine dhe Flori Mumajesi përfunduan në një konflikt njëri me tjetrin, duke arritur deri në atë pikë ku Flori u dëmtua fizikisht. Stine u shpall në kërkim asokohe nga autoritetet por pas disa orësh u vetëdorëzua.

Tuna dhe Cozman

Ylber Abdullahu i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman, u kap së bashku me Tunën në Tiranë, teksa në makinën e tyre u gjetë drogë. Cozman ka mbajtur vetë përgjegjësinë e posedimit të 20 gramëve marijuanë të cilën e kishte fshehur në trup. Ndalimi i Tunes dhe i te dashurit te saj u bë nga patrullat “Shqiponja”, pasi automjeti tip “Range Rover” me të cilin lëviznin, nuk respektoi semaforin në zonën e ish-Stacionit të Trenit. Kontrolli fizik u bë i detyrueshëm pasi këngëtarja Tuna, ka kundërshtuar verbalisht efektivët duke u shprehur se është këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk kishte përse të kontrollohej. Por më vonë, pasi i është gjetur lënda narkotike të dashurit të saj, Altuna ka kërkuar falje duke u thëne thënë punonjësve te policisë se hashashin e kanë për përdorim vetjak.

Aleksandër Gjoka

Vitet e fundit për këngëtarin Aleksandër Gjoka kanq qënë të mbushura me lajme mbi "dashurinë" e tij kundrejt alkolit, duke arritur deri në pikën e arrestimit. Asokohe ai u arrestua pasi akuzohej se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Sipas policisë, Gjoka udhëtonte në mjetin e tij në momentin kur patrulla e ndaloi dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar. Megjithatë pas disa ditësh, Gjoka mundi të linte qelinë, për t’ju rikthyer edhe njëherë jetës së tij.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i James Bond

Aktori anglo-francez Michael Lonsdale, i cili luajti personazhin kundërshtar të James Bond (Roger More) në filmin e vitit 1979 “Moonraker”, ka ndërruar jetë në ...

12:04

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46