Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Succession, seriali që po mund Games of Thrones

Lapsi.al 22 September 2020
Succession, seriali që po mund Games of Thrones

Nëse ka ndonjë serial që po zëvendëson denjësisht suksesin e “Game of Thrones” për HBO është padyshim “Succession”. Në ceremoninë e këtij viti seriali u vlerësua për aktrimin, regjinë, skenarin dhe dramën më të mirë.

“Succession” ndjek jetën e Logan Roy (i luajtur nga Brian Cox), CEO në moshë të thyer i Waystar Royco, kompani e madhe mediatike dhe argëtuese, dhe të katër fëmijëve të tij – tre prej të cilëve dëshirojnë me patjetër t’i zënë vendin. Ka diçka të pazakontë në “Succession”. Nga një anë ka fansa të zjarrtë dhe nga ana tjetër, askush prej tyre nuk i pëlqen personazhet. Përpara se të nisni serialin, duhet të përshtasni trurin me tonin e tij – cinik dhe të hidhur. Anëtarët e familjes Roy abuzojnë verbalisht me njëri-tjetrin. Ata janë dinakë. Kanë një sens të errët humori dhe personazhet janë të tillë: i urren po aq sa dëshiron t’i shohësh. Ata nuk kujdesen për njëri-tjetrin ose për punonjësit e kompanisë dhe e përqëndrojnë vëmendjen e tyre te paratë, karriera, pushteti dhe janë të aftë të mbulojnë çdo skandal mediatik.

Aktori Matthew Macfadyen (Tom Wambsgans) e shpjegon serialin kështu: “Është si film me superheronj, vetëm më i mirë. Ti mund të bësh çfarë të duash. Autoritetet nuk të prekin. Ti vesh një kostum, i cili është i dizenjuar nga Armani.” "Succession", i krijuar nga Jesse Armstrong, pati premierën në HBO në qershor të vitit 2018. Në gusht-tetor të 2019-s u transmetua sezoni i dytë. Në prapaskenat e Emmy Awards, Armstrong u shpreh se produksioni me gjasë do të nisë punën për sezonin e tretë këtë vjeshtë-dimër.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46