Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Sezoni i ri,Ellen De Generes flet për akuzat ndaj saj

Lapsi.al 22 September 2020
Sezoni i ri,Ellen De Generes flet për akuzat ndaj saj

Ellen DeGeneres është rikthyer për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj,pavarësisht akuzave për keqtrajtim te punonjësve.

Pretendimet më të fundit ishin se ajo do të zëvendësohej nga aktorët e njohur si Sean Hayes, Kristen Bell, Melissa McCarthy apo edhe mikja e saj Jennifer Aniston . De Generes ne nisjen e emisionit ka folur për herë të parë publikisht për këtë cështje.“Siç mund ta keni dëgjuar, këtë verë pati akuza për emisionin tonë se ka një mjedis toksik pune dhe nisi një hetim për këtë. Mësova se këtu kanë ndodhur gjëra që kurrë nuk duhet të kishin ndodhur.

I marr shumë seriozisht të gjitha ato që janë thënë dhe dua t’i kërkoj shumë falje njerëzve që janë prekur. Unë e di që jam në një pozicion të privilegjuar dhe me pushtet dhe kuptoj që bashkë me këtë pozicion vijnë dhe përgjegjësi. Prandaj unë marr përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur në program.”- u shpreh moderatorja.Ky është emisioni i Ellen DeGeneres. Unë jam Ellen Degeneres. Emri është kudo këtu. Kemi pasur shumë biseda përgjatë këtyre javëve për programin, për vendin e punës dhe atë që duam për të ardhmen. Tani janë bërë ndryshimet e duhura dhe do të vazhdojmë përpara.”DeGeneres ka rrëfyer se është prekur  nga këto akuza, pasi ka krijuar imazhin e gruas që është gjithmonë e sjellshme dhe e mirë.“Të njihesh si zonja e mirë është si thikë me dy presa. E vërteta është që unë jam personi që shihni në televizior. Po ashtu jam edhe shumë gjëra të tjera. Mërzitem, bëhem me nerva, kam ankth, frustrohem, jam e paduruar dhe po punoj shumë që t’i rregulloj defektet e mia. Sidomos të qënit e paduruar. Dua të përmirësohem.”- u shpreh moderatorja, e cila kërkoi edhe njëherë falje për personat që ka zhgënjyer.

Të këshilluara

Almeda Abazi: Tolgahan ka inat shqiptari

Në një intervistë për emisionin Ditë e Re në Rtv Ora në rubrikën “Special Edition by Arjola Shehu”, Almeda Abazi foli për jetën e saj në Turqi, projektin e ri q...

18:03

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46