4) Ndryshimet kushtetuese i kërkoi opozita e re
Për të ndryshuar rregullat e lojës në favor të tij duke hequr koalicionet, Rama tha se i duhej të bënt kompromis me opozitën palamentare, që të kënaqte edhe ata në mënyrë që të votonin në parlament ndryshimet.
Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar
Por në këtë përpjekje për manipulim e nxorri bllof Myslym Murrizi i cili tha se ai kishte kërkuar vetëm listat e hapura dhe jo edhe heqjen e koalicioneve. Pra edhe njëhrë Rama gënjeu për të arritur tek qëllimi i tij.
5) Nuk do ketë ndryshime pa konsensus
Që në marrëveshjen e partive në 14 që shërbeu për rikthimin e opozitës me një këmbë brenda sistemit, që në krijimin e këshillit politik dhe më pas produktin që solli marrëveshjen e 5 qershorit, palët kanë ranë dakord për një parim: Askush nuk duhet të bëjë veprime të njëanëshme pa consensus, të cilat ndikojnë mbi fatin e zgjedhjeve të ardhshme. Por pavarësisht se e mori këtë zotim Rama nuk pyeti për palën që e kundërshtonte heqjen e koalicioneve dhe as për ndërkombëtarët që iu kundërvunë këtij akti unilateral duke pretenduar se është kryeministri i një vendi sovran.
6) Arbitër do jetë OSBE- ODHR
Por parimi për të marrë vendime konsensuale ka një kleçkë: si i bëhet kur palët nuk gjejnë kompromis. Teorikisht edhe për këtë ato qenë angazhuar: do i drejtoheshin si arbitër OSBE ODHIRIT. Por tani që opozita po e kërkon këtë klauzolë, pra që të shpjerë për shqyrtim heqjen ose jo të koalicioneve, socialistët refuzojnë.
“Ndryshimi i rregullave para zgjedhjeve”, opozita i drejtohet OSBE/ODIHR me 5 pyetje
Ata perdorin argumenta banalë se ajo nuk ka paraqitur drft apo se kjo do harxhonte shumë kohë. Pra në fund ndryshe nga angahimi ata duan të bëjnë vetë edhe palën edhe arbitrin.
7) Nuk pengohen negociatat Para se socialistët të votonin në 30 korrik ndryshimet kushtetuese edhe nga komisoni në Bruksel edhe nga Bundestagu gjerman ata u paralajmëruan se po ta hidhnin në mënyrë të njëanëshme këtë hap, do vononin integrimin e Shqipërisë dhe do shtynin konferencën e parë ndërqeveritare (hapjen reale të negociatave) mes Tiranës dhe Brukselit. Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat) Rama tha se jemi vend sovran dhe kodi zgjedhor lokal nuk mund të bëhet pengesë për integrimin e vendit. Pak ditë më parë mori përgjigjen nga Bundestagu se ndryshe nga Maqedonia, Shqipëria nuk dihet kur do ta zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare për shkak të projektligjit për mediat on line dhe ndryshimeve kushtetuese. ©Lapsi.al