Flash

Fushata për 25 Prillin/ A po tregohet i sinqertë Erion Veliaj me Edi Ramën

Lapsi.al 21 September 2020
Fushata për 25 Prillin/ A po tregohet i sinqertë Erion Veliaj me Edi

Vënia e Bashkisë së Tiranës në dispozicion të fushatës së Partisë Socialiste për 25 Prillin do të ishte një devijim institucional aspak për t’u lavdëruar, tipik për tranzicionin shqiptar, por sërish nuk do të habiste askënd, pasi përdorimi i administratës nga forca politike në pushtet, ndodh këtu e 30 vjet.

Por pavarësisht traditës negative të abuzimit, fenomeni mbetet i dënueshëm dhe nuk pranohet kurrë hapur.

Ndaj, ka habitur një lajm që u servir vetë në media nga zyra e Bashkisë së Tiranës, ku renditen 20 emra drejtorësh që ikin e vijnë nga institucionet e pushtetit lokal, sepse do të angazhoheshin në fushatë. Më herët, lëvizje të tilla janë kaluar në heshtje nga Bashkia e Tiranës, që njihet për kontrollin në imtësi të informacionit, që rrjedh në media.

Zyra e shtypit e Bashkisë, jo vetëm e shpërndau lajmin, por edhe e specifikoi se lëvizjet në këto 16 institucione bëhen për shkak të angazhimit të këtyre drejtorëve në fushatën elektorale. Pra Veliaj, pranon se ka sakrifikuar resurset dhe stafin e Bashkisë së Tiranës, për të cilën ka një angazhim para qytetarëve dhe këtë e ka bërë për hir të interesave të Partisë Socialiste dhe detyrave që i ngarkon Edi Rama.

Mesazhi nuk është një rastësi, e për më tepër, nuk është një gafë e Veliajt.

I pashqetësuar për efektin negativ që krijon tek qytetarët e Tiranës braktisja e detyrës nga drejtorët e bashkisë,, Erion Veliaj tenton ta përçojë mesazhin në veshët e një njeriu më të rëndësishëm për të, se sa të gjithë qytetarët e Tiranës, dhe ky është Edi Rama.

Nga lëvizja në 16 drejtori, duket sikur Veliaj nuk po kursen asgjë për arritjen e mandatit të tretë të PS, dhe se ai vetë është pa asnjë diskutim, i angazhuar 100% në fushatën e PS-së.

Fakti që Erion Veliaj po angazhohet në fushatë me të gjitha kapacitetet është një fabul që nuk duhet të çalojë në asnjë element të saj.

Edi Rama i ka besuar Veliajt zonën më të madhe elektorale në vend. Ndërkohë po shtohen zërat që e projektojnë kryebashkiakun si pasardhës në Partinë Socialiste dhe ideja mund të jetë e bukur, por e rrezikshme për Veliajn.

Pikërisht për këtë ai nuk ndalet së dhëni garanci për bindjen absolute ndaj shefit herë duke e mbuluar me laved, herë duke iu shfaqur mirënjohës, herë i përulur, e madje edhe servil, me synimin e vetëm për të mos e ngacmuar asnjë grimë, qoftë edhe rastësisht paranojën e shefit.

Sepse paranoja e Ramës mund të ngjallë dyshimet, se duke synuar ta përshpejtojë procesin e ardhjes në krye të PS, për Veliajn është më mirë të mos angazhohet me të gjitha resurset në fushatën e 25 Prillit.

Por a po ndodh vërtet kështu? Kjo mbetet për t’u parë, por në realitet, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në levizjet e Bashkisë, që u reklamuan me bujë sot në media.

Nga lëvizjet, bie në sy largimi nga Bashkia i dhëndërit të Fatmir Xhafajt, Dition Baboçit, një emër që prej vitesh ka qenë pranë Veliaj duke drejtuar një institucion të rëndësishëm, siç ishte Drejtoria e Urbanistikës apo lëvizje të drejtorëve të tjerë, siç është lëvizja e Rigels Ballës, dhëndërit të pronarit të Focus Group Irfan Hysenbelliut apo lëvizja e Redi Mollës, që nga Drejtor i Ujësjellësit është katapultuar në shportën e bollshme të projektit të rindërtimit të Tiranës.

Emërimet dhe shkarkimet nuk kanë asgjë të jashtëzakonshme në vetvete dhe mund të shërbejnë më shumë për menaxhimin më të lehtë të punëve të Bashkisë nga Veliaj, sesa të jenë një vlerë e shtuar në fushatën e Partisë Socialiste të Tiranës.

Pikërisht për këtë, shpërndarja me bujë e lajmit se drejtorët e Bashkisë tani na shkuakan atje ku ka më shumë nevojë partia, duket më shumë një përpjekje për t’i hedhur hi syve, se sa një angazhim real për fushatën e partisë.

[caption id="attachment_547132" align="alignnone" width="2048"] PREZANTOHET PARKU OLIMPIK - Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate prezantimit te projektit per ndertimin e Parkut Olimpik dhe Kopshtit Zoologjik./r/n/r/nPRESENTATION OF OLIMPYC PARK - Prime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for the mayor of Tirana Erion Veliaj, during presentation of the project for the construction of Olympic Park and Zoo.[/caption]

Lista e drejtorëve të ri të Bashkisë së Tiranës

Redi Molla – Drejtor i Përgjithshëm i UKT – në vend të tij Elton Kacidhja

Elton Kacidhja – Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik – në vend të tij Erindi Bejko

Erindi Bejko – Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë – në vend të tij Aurel Çuko

Ditjon Baboçi – Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës – Në vend të tij Frida Pashako

Rigels Balla – Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike – Në vend të tij Ilda Qazimllari

Adi Boletini – Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë – Në vend të tij Arjan Manahasa

Besim Petrela – Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore – Në vend të tij, Dhimitraq Furrxhi

Drejtor i Qendrës TEN – Emërohet Vitmar Basha

Studio Kadare – Emërohet Brisi Trajko

Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – ne vend te tij vjen Debora Keçi.

Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani

Esmeralda Byberi – emerohet ne Drejtorine e Zones se Lire Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diaspores

Rezart Cenaj – Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, ne vend te tij eshte emeruar Marilda Zizolli

Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetesimit te Prioriteteve, ne vend te tij Emilda Prifti

Klodiana Bici – emerohet ne drejtorine e Objekteve ne Bashkepronesi

Faola Hodaj – emerohet ne drejtorinë e Inovacionit

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI